TIRANE-Në orët e para të ditës së sotme është arrestuar një person për kontrabandë ilaçesh, ndërsa është shpallur në kërkim administratori i farmacisë.

Arion Lleshi 22 vjeç  u prangos në rrugën e “Barrikadave”, pasi gjatë kontrollit në ushtruar në automjetin e tij tip “Seat”, iu gjetën 40 lloje të ndryshme medikamentesh mjekësore të cilat ishin pa pullë të Agjencisë Kombëtare të kontrollit të barnave. Ndërsa në kërkim u shpall administratori i farmacisë, L. Lleshi.

Ilaçet që janë bllokuar vinin nga Mali i ZI. Qëllimi ishte shmangia e pullës fiskale për të rritur fitimin për farmacinë që i shet, ndërsa nuk ishin të skaduara. Nga të dhënat e para nga grupi hetimor dyshohet se ilaçet janë futur në Shqipëri nga Mali i Zi duke i fshehur në makinë.