Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk e mori një vendim për Irena Gjokën mbledhjen e 30 janarit, nëse gjyqtarja e GJKKO ka fshehur apo jo një dënim në Greqi në vitin 2005 dhe çështjen ia kaloi me ankim Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
3 javë më vonë vetë Artur Metani ka vendosur nisjen e hetimit disiplinor për magjistraten, edhe pse ankimin e KLGJ se i takonte atij dosja nuk e ka pranuar.
Marrjen në hetim të dosjes, ILD e ka nisur me iniciativë për shkak të informacioneve të dala publikisht si dhe në dy ankime të mbërritura në adresë të tij nga eksponentë të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit dhe Adriana Kalaja.
I ftuar në emisionin “Repolitix” me gazetarin Denis Minga në Report Tv, avokati Arbër Hoxha u shpreh i bindur se dënimi i gjyqtares Gjoka është falsifikuar nga qarqe greke, të vëna në lëvizje nga Sali Berisha dhe njerëz pranë tij me lidhje të fuqishme në vendin fqinj. Ky i fundit, sipas analistit Ilir Demalia, mund të jetë eurodeputeti Fredi Beleri.
“Vendimi ndaj zonjës Gjoka është i falsifikuar nga qarqe të caktuara të Republikës Helenë dhe është futur në arshivë për t’i rezultuar një dënim. Dhe janë kujdesur mirë që dënimi nga fillimi në fund që zonja Gjoka mos të ketë dijeni dhe vendimi është marrë me avokat kryesisht dhe nuk i është njoftuar kurrë zonjës Gjoka. Dhe jam me bindje të plotë se vendimi është falsifikuar”,- tha Hoxha.
Ai shtoi se Irena Gjoka është një nga gjyqtaret më të njerëzishme që ka pasur gjykata e Krimeve të Rënda dhe që ka sot Gjykata e Posaçme.
Analisti Ilir Demalia shprehu habinë me tolerimin që SPAK po i bën Berishës, i cili sa herë i jepet rasti sulmon dhe anatemon gjyqtarët dhe prokurorët e posaçëm.
“Ky shkon i terrorizon para SPAK-ut dhe imagjino çfarë mund të bëjë ky për prishje provash, kur nuk ka asnjë lloj etike kur hyn dhe del nga SPAK-u. Zonja Balluku është sjellë normal, nuk bëri ankimime. Për këtë njeri nuk ka asnjë masë. Veliajn tjetrin e tjetrin, thonë nuk i lirojmë se po prishin provat, kur ky i terrorizon para derës së SPAK-u”,- tha Demalia.
Komente












Histroia na tregon se ka patur shume shqiptare qe ishin antishqiptare me shpirt e me zemer, po me pisanjosi eshte Fredi Beleri. Ai duhet te jete non grata ne Shqiperi, te mos lejohet te veje kembet ne token tone.
Përgjigju