Moderatorja e mirënjohur e “Supersport” dhe një nga ikonat e “Digitalb”, Ilda Bejleri ka pozuar nën logon e “Netflix”, teksa ka bërë edhe një njoftim të rëndësishëm.
Në foton e postuar në ‘Instagram’, ajo njofton se do të shfaqet këtë herë në një sfidë të re, si aktore. Ilda Bejleri do të jetë pjesë e filmit “Rimetti a noi i nostri debiti”, me regji të Antonio Morabito, që tregon historinë e Guidos (Claudio Santamaria), që mundohet të ecë përpara në jetë si të mundet.
Ndihem me fat që jam pjesë e këtij filmi dhe njëkohësisht po e shijoj në maksimum këtë eksperiencë timen të parë si aktore.
Ilda Bejleri
Ilda Bejleri njihet si gazetare dhe moderatore e emisioneve sportive në “Digitalb”, por edhe si prezantuese ku spikati me super shoën gjigant “Kthimi i Dallëndysheve”, pak kohë më parë.
( Moderatorja e mirënjohur e “Supersport” dhe një nga ikonat e “Digitalb”, Ilda Bejleri duke pozuar nën logon e “Netflix” )
Shkon te shikosh në IMDB, listen e aktorëve në këtë film dhe habitesh. Nuk përmendni fare qe ka shqiptare të tjerë (se nuk ju plas per aktrimin, po për z*gun e Ildes) si Xhilda Lapardhaja dhe Flonja Kodheli, me role shumë më kryesore se Ilda,por e bukura është se kur shikon cilin rol luan Ilda, pret një emër, psh, Gianna, por jo. Ilda quhet vetëm "Ragazza discoteca", pra një rol disa sekondësh, eksperiencë e paharrueshme aktrimi si gocë diskoteke
Përgjigju