TIRANË - Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ka paraqitur ditën e sotme një kallëzim penal për organin e akuzës ndaj 8 zyrtarëve që janë subjekt deklarues së pasurive. Ndër 8 personat e kallëzuar nga ana e ILDKP-së bie në sy emri i Leonard Kastratit, që mban detyrën e ndihmësit të Presidentit Nishani.
Mes personave që janë kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Përgjithshme nga ana e ILDKP-së janë punonjës së Drejtorisë së Tatimeve, Doganave. Metrologjisë apo edhe punonjës të ministrisë së Bujqësisë dhe ALUIZNI-t.
Sipas njoftimit të ILDKP-së kallëzimi ka ardhur pasi nga verifikimet e kryera rezultoi të jenë në shkelje të nenit 257/a të Kodit Penal.
Sipas ILDKP, zyrtarët e dërguar për ndjekje penale kanë bërë deklarime të rreme pasurie e për këtë shkak tashmë ato duhet të përballen me ligjin.
Më poshtë listohen emrat dhe postet që mbajnë 8 persona që ILDKP ka kallëzuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Shpend Shametaj, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave,
Sadetin Bishanaku, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave,
Flamur Dingo, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë,
Ismail Muça, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve,
Enkeleda Baloshi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve,
Leonard Kastrati, Ndihmës i Presidentit të Republikës,
Shyqyri Bajraktari, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave,
Ermir Petriti, ALUIZNI, Korçë
Inspektori i Përgjithshëm, bën me dije se për këta zyrtarë janë njoftuar dhe institucionet ku ata punojnë për të marrë masa në përputhje me kërkesat e ligjit në fuqi për të drejtën e deklarimit të pasurive.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO