TIRANE - ILDKPKI gjobit Auron Taren, s`deklaroi pasurinë para se të bëhej drejtor. Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka gjobitur kreun e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për shkak të mosdeklarimit të pasurisë së tij para se të merrte postin e drejtorit.

“Inspektori i Përgjithshëm, në zbatim të nenit 40, pika 1/a të ligjit nr.9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, sipas të cilit “Për mosdeklarim periodik apo me kërkesë, në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, zyrtari ose personi i lidhur me të, që mbart detyrim për deklarim, dënohet me gjobë nga 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lekë deri në 100.000 (njëqind mijë) Lekë”, vendosi masën administrative “gjobë” për subjektin deklarues, Auron Tare”,- thuhet në arsyetimin e marrjes së gjobës ndaj kreut të Agjencisë së Bregdetit.