Diku nga viti 230 para krishtit, qyteti madhështor i Finiqit u pushtua nga trupat Ilire të Mbretëreshës Teuta. Qyteti antik një nga më të pasurit
e botës antike me Akropolin disa herë më të madh se Athina, ra pre e plaçkitjes se trupave Ilire që ju printe Komandanti i nohur i kohës, Skerdilaiti. Historia e pushtimit të këtij qyteti të famshëm tregohet me mjaft detaje nga kronikani i njohur grek Polibi, i cili përshkruan jo vetëm luftën e trupave ilire me mercenarët që mbronin Finiqin, por edhe plaçkitjen e madhe të këtij qyteti. Çuditërisht, shkruan Polibi, trupat Ilire dhe Skerdilaiti pasi mbushën anijet e tyre me plaçkë, ikën pa e dëmtuar qytetin. As ndërtesat nuk i prishen dhe as kodrës nuk i vunë flakën. Qyteti vazhdoi jetën e tij normale duke lulëzuar në art dhe tregti duke mbushur Teatrin gjigand me skulptura dhe duke ndërtuar vila madhështore të shtruara me mozaikë. Kaloi vetëm një shekull dhe në portat e Finiqit u dukën ushtritë romake. Prokonsulli Paulius Aemilius i cili po shtronte Ballkanin me dorë të hekurt dhe po thyente ushtritë e famshme të Maqedonisë sulmoi edhe Finiqin tonë. E mori pa shumë mundim duke bërë jo vetëm plaçkë, por edhe skllevër të shumtë.
Megjithëse Romakët e ashpër kishin djegur fund e krye Kartagjenën duke ja u mbjellë fushat me kripë, Finiqin nuk e prekën. Morën plaçkën dhe skllevërit e shumtë dhe ikën pa e dëmtuar dhe pa e djegur qytetin. Romaket edhe pse akoma të pamësuar me bukurinë e artit antik me sa duket kanë pasur respekt për madhështinë e këtij qyteti. Akropoli i famshëm plot me ndërtesa, Teatri ku uleshin 15 mijë spektatorë i mbushur përplot me skulptura, Shkolla e famshme e artit etj. Etj. i bënin pushtuesit të stepeshin përpara idesë së djegies së këtij qyteti të mrekullueshëm. Diku nga 1600 në fushatën e Otomanëve kundër Korfuzit, Sultan Sulejmani i Madhërishëm e ngriti çadrën jo shumë larg Finiqit. Hordhitë aziatike të Otomaneve nuk trazuan Kodrën që mbante akoma gjurmë të lashtësisë. Nuk ja plaçkitën varret dhe as nuk e dogjen Finiqin Antik megjithese koha e kishte rrënuar madhështinë e dikurshme. Dhe ja historia përsëritet. Në Gusht 2012 në kodrën e Finiqit u duken përsëri Ilirët apo albanët e sotëm. Këtë rradhë nën udhëheqjen e Sali Berishës së II i cili i udhëheq turmat albane, qytetit ju vu zjarri fund e krye. Për dy ditë rresht tymi i zi dukej deri në Korfuz si një paralajmërim për turistet e huaj që të mos vinin këmbë në territorin Iliro-Alban. Kodra e Finiqit plaçkitet çdo vit. Çdo vit albanët gërmojnë me eskavator monumentet për të vjedhur ato pak skulptura që mund të kenë mbetur akoma.
Albanët po plaçkisin çdo vit varret e banorëve të lashtë për të nxjerrë objekte me vlera për tu shitur në treg. Megjithë plackitjen e bërë Iliro-Albanët e Mbretërimit të Berishës së II nuk e lanë qytetin në dhimbjen e vet, por i vune edhe flakët. Teatri Madhështor, Akropoli disa herë më i madh se i Athinës, muret mbi tre kilometra të gjata, varret dhe rrënojat e kishave antike nuk i penguan Iliro-Albanët që ta shkrumbonin Finiqin si dikur Romakët fushat e Kartagjenës. Muret me gurë qiklopik janë percelluar nga flakët, rrënojat e shumta duken si të lyera me katran. Teatri Madhështor është i mbuluar me një shtresë të zezë hiri dhe flaka që zbret më poshtë në kodër në shtëpitë e fshatarëve duke djegur ullinjtë dhe mullarët e barit. Banorë të alarmuar kanë rrethuar varrezat duke u përpjekur që të mbrojnë të vdekurit. Ky eshte Finiqi në 29 Gusht 2012. Në kohën e Mbretërimit të Sali Berishës së II.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com