TIRANE- Në burg apo në mbledhje? Një dokument i firmosur nga biznesmeni i gazit Ilir Karçini në datën 12 shkurt, citohet se ky i fundit ka qënë pjesëmarës në një mbledhjen e Asamblesë së Aksionerëve të Shoqërisë “Primagaz Albania”.
Koha kur daton ky dokument bën fjalë në periudhën kur Ilir Karçini është në burg, pas arrestimit në datën 1 shkurt 2014 nga policia e Tiranës për pagesën 120 mijë euro që i kishte peremtuar Julian Sinanaj, për vrasjen e biznesmenit Piro Bare.
Pikërisht në këtë mbledhje Karçini ka vendosur të largojë gruan e tij Rovena Karçini, nga pozicioni i anëtares së këshillit mbikqyrës të shoqërisë “Primagaz Albania” dhe vendin e saj e ka zëvendësuar me shtetasin Elidon Kadiu, të cilin e ka emëruar për një afat tre vjeçar. Ajo që bën përshtypje në këtë dokument është fjalia se i pranishën në këtë mbledhje ka qënë dhe akisoneri i vetëm Ilir Karçini, i cili ka shqyrtuar rendin e ditës “Ndryshime me efekt të menjëhershëm në strukturat drejtuese të kompanisë”. Ka shumë mundësi që dokumenti që siguron gazeta “Shqiptarja.com”, të jetë firmosur në ambjentet e burgut nga Karçini, pasi i është referuar atij në ambjentet e burgut nga avokati mbrojtës.
Largimi i gruas
Nuk dihen me saktësi motivet e kësaj lëvizje, ku biznesmeni i gazit Ilir Karçini, ka vendosur të largojë nga këshilli mbikqyrës i kompanisë, gruan e tij dhe të futë në të një tjetër person. Në vendim thuhet se shoqëria është në dijeni të efekteve që këto veprime juridike prodhojnë në emër dhe për llogari të saj, dhe pasi i deklaron të drejta dhe të ligjme dhe të lidhura në funksion të një administrimi sa më të mirë të shoqërisë dhe kryerjes së objektit të veprimtarisë së saj.
Karçini në burg
Që prej 1 shkurtit të këtij viti biznesmeni i gazit Ilir Karçini,është izoluar në burg pasi dyshohet se është porositësi i vrasjes së biznesmenit tjetër të gazit Piro Bare. Sipas prokurorisë, i penduari Julian Sinanaj ka treguar se për vrasjen e Bares, do pagohej 120 mijë euro dhe se kishte kryer katër herë takim me Karçinin, ku në një takim ai u kishte dhënë sa bashku me Andon Mëhillajt 50 mijë euro në formë kapari.
Shkrimi u publikua sot (23.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com