Ilir Lluka shpallet fituesi i
Çmimit Ndërkombëtar Onufri XXII

Ilir Lluka shpallet fituesi i<br />Çmimit Ndërkombëtar Onufri XXII
Artisti Ilir Lluka është shpallur këtë të mërkurë në Galerinë Kombëtare të Arteve fituesi i Çmimit Ndërkombëtar Onufri XXII. Vepra e tij me titullin, Further Inside (poezi me tre elemente - vizuale, muzikore dhe verbale është përzgjedhur nga juria si vepra më mirë.
 
Drejtori i GKA Artan Shabani bëri një prezantim të përgjithshëm edicioneve paraardhëse të Onufrit, duke theksuar se vepra fituese ishte një vepër që prezantohet elementë të artit dhe te teknologjisë. Pas kësaj fituesin e Fituesit e çmimit të Onufrit e shpalli në emër të jurisë Ermir Hoxha.

“Për Galerinë ka qenë një kënaqësi e veçantë për ta prezantuar këtë edicion dhe në një ambient të themi atipik sepse këtë vit e kemi prezantuar në ambientin e artit kontemporan që është në katin e tretë të Galerisë Kombëtare të Artëve” u shpreh Artan Shabani.
 
Çmimet e edicionit të 22-të të Onufrit u shpallën nga një juri e përbërë nga skulptori Arben Bajo, Ermir Hoxha, kurator i Galerisë ‘’FAB’’, Zeni Ballazhi, kurator I Galerisë Kombëtare Kosovë. Ballazhi ishte edhe kryetari i jurisë. Çmimet u ndanë në një ceremoni të thjeshtë, ku ishte edhe autori i pranishëm. Tema e Onufrit i dedikohej Kutelit, por vetë autori i veprës shprehet se nuk i është përmbajtur temës, por ka ardhur me një koncept te tijin. Madje i pyetur me teje nga Report TV, artisti është shprehur se “Kutelin e kam lexuar fare pak”.

“Pak jo shumë kështu që në këtë rast lidhja ka qenë kontekstuale. Ajo pjesë përmban një punim timin që kam me shkrimtaren kosovare Ervina Halili. Ajo është ndërtuar e gjitha si punë rreth njërës prej poezive të saj. Përshtatja ka të bëjë me kontekstin dhe jo me veprat ose me elementet e shkrimtarit ose me ekspozitën” u shpreh  Ilir Lluka.
 
Megjithatë juria duket se ka parë elementë të tjera në punën e artistit, i cili ka bërë një lidhje te poezisë me elementët zanafillore te krijimit të jetës. Juria i jep çmimin me këto motivacione:
1. Për arritjen e harmonizimit mes realitetit material dhe krijimit shpirtëror, servirur me një gjuhë të sofistikuar teknologjike 
2. Video e propozuar në tri panele, shpalos me një vizion tejet bashkëkohor konfliktin shpirtëror mes realitetit të përditshëm dhe atij të brendshëm 
3. Përveç kësaj ai propozon me audion origjinale, një poezi vizive, si një vizion sa surreal aq edhe psikologjik 
4. Në gjykimin e jurisë vepra e propozuar është në linjë me konceptin kuratorial, si dhe rregulloren e aktivitetit
Si e tillë vepra e artistit Ilir Lluka, vlen të promovohet e evidentohet mbi të tjerat për vlera të konsiderueshme estetike dhe artistike. 

[gallery]20341[/gallery]

Puna fituese e artistit Ilir Lluka vjen në mediumin e videos, ajo është instaluar në tri ekrane dhe vjen me titullin, Further Inside (poezi me tre elemente - vizuale, muzikore dhe verbale). 

Autori e ka shpjeguar me një sintezë të thjeshtë veprën, ku thotë se “Nuk përmban synime për të përfaqësuar kontekste me anë të simbolizmave, është një vepër e cila kërkon të ndjehet dhe jo të logjikohet.
Akti I: Zgjimi dhe vetëdija
Akti II: Aty jashtë, mes tyre, aty është vetmia
Akti III: Ti je pishë 

Further Inside, akoma më tej, akoma më në brendësi të ankthit të shoqërisë dhe zhvillimeve të saj nën ritmin e një lavjerrësi që shtyn gjithmonë e më tepër drejt sipërfaqes së ndjenjës. 

Further Inside, akoma më tej, akoma më në brendësi të vetmisë, dualizmit të të qenit vetëm me vetveten dhe të qenit i vetmuar mes njerëzish të tjerë. 
Further Inside, akoma më tej, akoma më në brendësi të dashurisë dhe dëshpërimit, gëzimit dhe marrëzise, erosit dhe heshtjes, muzikës së zërave që ti prek, muzikës se duarve që ti sheh, muzikës së imazheve që ti kujton, çdo gjë e cila shtrihet jashtë dhe brenda teje dhe çdo moment që i jep definicion personalitetit që ke, asaj qe ti je. “

Ilir Lluka është një artist audiovizual, kompozitor i muzikës elektronike dhe autor softëare-i nga Tirana, (lindur në 1984). Ai është diplomuar për shkenca politike, dhe ka studiuar në mënyrë autodidakte teknikat e kompozimit elektronik dhe përpunimeve audiovizuale.

Metoda e tij e punës zhvillohet kryesisht përmes krijimit të softëareve specifike për secilën punë dhe kombinimit të regjistrimeve zanore në terren (field recordings), tingujve elektronike, instrumentave akustike (violonçel, kontrabas, piano, etj, shpeshherë të përdorura me shumë distorsion) dhe poezisë.

Ilir Lluka ka publikuar 5 albume & singles lëshuar prej etiketash diskografike në Itali, Gjermani, Angli, Norvegji, France dhe Spanjë. Muzika e tij është përshkruar si “një udhëtim mendor i thellë, atmosferik dhe surreal në lokacione të papërcaktuara”.

Ai është gjithashtu autor I një software për kompozim elektronik (_Lyre) 
Iliri ka kompozuar muzikë për instalacione dhe kinema eksperimentale, ka prezantuar punime dhe performuar live në galeri arti dhe hapësira kulturore në Shqipëri dhe jashtë vendit si: Muzeu Historik Kombëtar (Tiranë 2013), Kështjella e Ali Pashë Tepelenës (Himarë 2014), Galeria Heike-Strelow (Frankfurt 2016), Festivali i poezisë zanore Poesia Carnosa (Rome 2014), Festivali Main OFF (Palermo 2014), Festivali Kinis (Santorini, Greqi 2015), etj.

onufri

onufri

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre