Ilir Meta mbrohet për akuzat si bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit: Unë jam Ilir Metaj, më ngatërrojnë

Ilir Meta mbrohet për akuzat si bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit: Unë jam Ilir Metaj, më ngatërrojnë

Enver Hoxha dhe Ilir Meta

Ish presidenti Ilir Meta në një intervistë televizive foli për akuzat se rezulton në dosje si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

Meta është mbrojtur duke shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke e quajtur monstër dhe se ai përfaqëson “më të pështirën e asaj race” (komuniste).

“Edi Ramën e dinë të gjithë që ka qenë spiun i shokëve të tij kur ishte basketbollist. Edhe falë spiunllëqeve që bënte e fusnin me Kombëtaren, sepse ai kosh nuk dinte të bënte, vetëm faulla, dilte me 5 personale, Edi Rama dihet djali i kujt ka qenë, dihet çfarë race të pështirë përfaqëson. Edi Rama përfaqëson më të pështirën e asaj race, e cila në vend të kërkonte ndjesë e reflektim, sot përdor format më të ndyra të ish-Sigurimit të Shtetit, përdor njerëz nga më të rëndomtët dhe ordinerët, qoftë si ish-sigurimsa apo ish-bashkëpunëtorë, për qëllime përfitimi politik. Nuk ka për të përfituar asnjë gjë. Në atë gropë që ai përpiqet t’u ngrejë të tjerëve, të jetë i sigurt që do t’i kthehet në humnerë me fund të llahtarshëm për të, siç kanë qenë të llahtarshme vuajtjet e Havzi Nelës dhe atyre që kanë vuajtur nga ai regjim i etërve të tij”-deklaroi ndër të tjera Meta.

Teksa u pyet për dosjen e një politikani të lartë me iniciale I.M, ai deklaroi se ndaj Ilir Metaj nuk ka asnjë dosje, ndërkohë që ai në fakt njihet si Ilir Meta.

Doli në skenë një dosje që flet për bashkëpunim me ish-Sigurimin e Shtetit. Flitet për një qytetar me inicialet I.M. Kush është ky?

Tmerri që e ka kapluar Ramën nga llogaridhënia që po i vjen dhe mjekimi i detyruar që po i afron, sepse s’duhet harruar që ka pasur edhe probleme shëndeti, që tensioni, stresi dhe vapa ia rëndon akoma më shumë, është i pashmangshëm. Në këtë drejtim shoh edhe këtë shpikje kaq ordinere dhe vulgare, të denjë vetëm për pasuesit më të ndyrë të ish-regjimit të Sigurimit të Shtetit, që përfaqësohen sot nga djali i një babai, që ky është akoma krenar pse në vitin 89’ firmosi për varjen e një poeti të fjalës së lirë, si Havzi Nela.

S’mund të presim nga monstra të tilla, asgjë që i shërben demokracisë, të vërtetave, shtetit ligjor. Kjo histori është një histori aq absurde, aq banale, aq kriminale, saqë jo vetëm s’mund ta besoj askush, edhe vet ata që e kanë shpikur e falsifikuar, por që rëndon me akuza të reja për fat të keq Autoritetin e Dosjeve, i cili ka treguar që është kthyer në një instrument të verbër politik të Edi Ramës. Rëndon edhe të gjithë ata punonjës të ish-SHIK-ut që kanë vënë dorë në dosjen e qytetarit F.F., të përndjekur nga Sigurimi i Shtetit për tentativë arratisje në atë kohë, i cili po ashtu është edhe shtetas amerikan sot. Ai vet pasi e ka marrë dosjen e tij, e ka shumë të qartë dhe po ndjek rrugën e tij ligjore.

Ajo që mund t’ju them që jo vetëm I.M. s’është Ilir Meta dhe s’ka si të jetë, dhe I.M., ka dosjen e tij si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe këtë e di Autoriteti i Dosjeve, por nuk ekziston asnjë dosje për Ilir Rexhep Metajn, në asnjë lloj kohe, në asnjë lloj rrethane. E gjitha kjo është një shpikje për të bërë një zhurmë mediatike, për të shmangur vëmendjen nga skandali kryesor i inceneratorëve, që unë kisha premtuar se do të marrë përmasa të tjera, dhe vetëm maja e ajsbergut ka dalë në sipërfaqe, nga gjithë skandalet e tjera dhe ky vrull i madh liridashës që ka shpërthyer akoma më tej edhe pas shpalljes së Partisë së Lirisë.

Autoriteti i Dosjeve në rast se ka një fakt që provon një akuzë të tillë monstruoze të prodhuar nga regjimi i Edi Ramës përmes falsifikimit të tij e çon Metën për ndjekje penale. Sepse Ilir Meta gjithmonë kur ka bërë kërkesën për verifikimin e figurës së tij, në çdo rast ka marrë përgjegjësi penale, siç do njeri i cili gënjen, kur thotë që s’kam qenë pjesëtar, bashkëpunëtor, apo i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit. Por Autoriteti i Dosjeve nuk e bëri këtë veprim sepse e dinte shumë mirë që kemi të bëjmë me një falsifikim, kemi të bëjmë me një mashtrim, me një email gjoja elektronik që ka ardhur në 24 korrik nga SHBA-të që kushdo që ta lexojë do vërë duart në kokë për përmbajtjen aq vulgare dhe ordinere, i cili padyshim që është dërguar me koordinim të plotë me njerëz aty brenda Autoritetit, dhe me njerëz të tjerë nën komandën e Edi Ramës, për të prodhuar një situatë kaotike dhe konfuze, ku ky Autoritet u vënka menjëherë në lëvizje, vënka në lëvizje edhe Parlamentin, dhe na dalin edhe disa IM të tjera.

E gjithë kjo bëhet vetëm për të shmangur vëmendjen nga problemet e mëdha, të cilat e presin Edi Ramën, për të dhënë llogari si Çeçua, kjo është e padiskutueshme. E dyta çfarë tregon kjo? Tregon se çfarë regjimi kriminal përfaqëson Edi Rama, që pas 32 vjetësh lëndon qytetarë që kanë qenë viktima apo të përndjekur në atë kohë, përsëri, duke u nxjerrë emrin në mënyrë të qëllimshme dhe kundër ligjit, duke i marrë nëpër gojë, duke i bërë objekt spekulimesh apo shantazhesh, për arsye politike sepse dëshiron tani të demonizojë një lidership tejet të provuar, tejet të provuar dhe të pandalshëm si ai i Ilir Metës. Është betejë e humbur dhe një bumerang i cili padyshim në fund fare ka një përgjegjës kryesor, i cili është Edi Rama.- tha Meta

Kryeministri ka paralajmëruar se në shtator do të kalojë ndryshimet ligjore dhe do të nisë riverfikimin e dosjeve…

Nuk ka më asnjë vlerë se ç’do riverifikojë Edi Rama. Edi Ramën e dinë të gjithë që ka qenë spiun i shokëve të tij kur ishte basketbollist. Edhe falë spiunllëqeve që bënte e fusnin me Kombëtaren, sepse ai kosh nuk dinte të bënte, vetëm faulla, dilte me 5 personale, Edi Rama dihet djali i kujt ka qenë, dihet çfarë race të pështirë përfaqëson. Edi Rama përfaqëson më të pështirën e asaj race, e cila në vend të kërkonte ndjesë e reflektim, sot përdor format më të ndyra të ish-Sigurimit të Shtetit, përdor njerëz nga më të rëndomtët dhe ordinerët, qoftë si ish-sigurimsa apo ish-bashkëpunëtorë, për qëllime përfitimi politik. Nuk ka për të përfituar asnjë gjë. Në atë gropë që ai përpiqet t’u ngrejë të tjerëve, të jetë i sigurt që do t’i kthehet në humnerë me fund të llahtarshëm për të, siç kanë qenë të llahtarshme vuajtjet e Havzi Nelës dhe atyre që kanë vuajtur nga ai regjim i etërve të tij.- tha Meta. 

Shtetasin Ilir Murati e keni pasur në klasë?

Unë nuk jam këtu për të bërë biografinë e njerëzve që kam pasur në klasë. Sepse jam një ish-president, ish-kryeministër, ish-kryeparlamentar, dhe më duket gjëja më ordinere t’u them qytetarëve se cilët kam pasur në klasë dhe se çfarë mund të kenë bërë ata, etj. Kjo është jashtë çdo standardi moral, njerëzor, shtetëror. Ka një ligj për këtë çështje, të ndjekin rrugën ligjore të gjithë personat që janë cenuar apo janë prekur. Këtë duhet të ketë parasysh edhe autoriteti i dosjeve, i cili për fat të keq po rikthen praktikat më të shëmtuara, manipuluese, falsifikuese të sigurimit të shtetit.- tha Meta 

Autoriteti i Dosjeve tha që Meta mund ta kërkojë dosjen e tij?

Nëse Autoriteti i Dosjeve ka thënë këtë gjë është çmendur! Sepse Ilir Meta nuk ka dosje, dhe në qoftë se Ilir Meta ka dosje, Autoriteti duhet ta padiste Ilir Metën penalisht, sepse ky kur ka bërë kërkesën, ka marrë përgjegjësi penale që s’ka qenë as bashkëpunëtor, as i favorizuar, as pjesëtar, siç e ka ligji. Por Autoriteti i e di shumë mirë këtë dhe bën lojën e Edi Ramës. Unë e di shumë mirë se pse secili anëtar i Autoritetit bën lojën e Edi Ramës. Kjo ngjarje u shpik pasi u bënë ndryshimet në Autoritetin e Dosjeve, ku u hoqën njerëzit me integritet si Simon Miraka.- shpreh ai

I druheni një skualifikimi eventual nga e drejta për të kandiduar si deputet?

Nuk më skualifikon asgjë nga jeta politike në Shqipëri, përkundrazi lidershipi im do të forcohet akoma më tej nga këto beteja, ku e vërteta është me mua, dhe ku populli shqiptar do të shikojë edhe një herë tjetër se si raca më e pështirë e kolegëve dhe Kristaqëve, që persekutuan shqiptarët në format më të ndyra, duke vjedhur në mënyrën më çnjerëzore popullin e Shqipërisë, si afera e inceneratorëve, ku vazhdon edhe tani që flasim paguan Edi Rama, për regjimin e tij dhe veten e tij. Kjo është histori që ka përfunduar.

Nuk shmanget dot Edi Rama me këtë përballje, të shpikë çfarë të ketë dëshirë për Berishën, Metën. Iku koha kur Rama blinte ndeshjen para se të fillonte ndeshja, se blinte kryetarin e opozitës. Rama vetëm thellon më tej thellësinë e humnerës ku e pret një fund i llahtarshëm. E pret një fund i llahtarshëm, si vuajtjet e Havzi Nelës dhe vuajtjet e atyre shqiptarëve që vuajtën nga ato praktika dhe ato forma të regjimit, të etërve të Edi Ramës, që ky kërkon t’i kthejë në Shqipëri pas 32 vitesh.- tha Meta

Report Tv siguroi  dokumentin ekskluziv të Autoritetit të Dosjeve që zbulon se Ilir Meta është politikani i lartë i Shtetit që përmendet në dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit. Në dokumentin e ekskluziv të Autoritetit të Dosjeve të siguruar nga Report Tv thuhet se ish-presidenti Meta rezulton bashkëpunëtor i Sigurimit të shtetit dhe nëse verifikimi i Metës do të bëhej sot certifikata e pastërtisë së tij do të ishte ndryshe. Autoriteti i Dosjeve i kërkon Kuvendit të Shqipërisë që të verifikohen politikanët që dolën në të pastër në Komisionet në vitet '90. Autoriteti i Dosjeve, me qëllim që situata të tilla të mos përsëriten më, kërkojnë miratimin e propozimit për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë.

Personi i cili dyshohet se është spiunuar nga ish-Presidenti, ish-Kryeministri dhe ish kryetari i Kuvendit të Shqipërisë në Sigurimin e Shtetit në komunizëm është Filip Talo. Report Tv mësoi gjithashtu se ai ka qenë shok në fakultet me Ilir Metën.  Sipas një denoncimi të mbërritur në Autoritetin e Dosjeve Filip Talo është spiunuar nga I. M për një tentativë për arratisje në kohën e komunizmit. Ndërkohë, ish-presidenti e mohon të jetë ai personi që përmendet në shkresën e Autoritetit të Dosjeve, me pretendimin se ka disa persona me emrin Ilir Meta. 

Megjithatë, Report Tv disponon gjithashtu dokumente që vërtetojnë se ish presidenti Ilir Meta ka përdorur dy mbiemra për të fshehur të shkuarën e tij në ish Sigurimin e Shtetit.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/08/2022 02:57

    Te gjithe e dime se djali i kujt eshte E.Rama,ashtu sic e dine se nipi i kujt eshte I.Meta(j),por nje gje me ben pershtypje:Pse o Like hidhesh perpjete e turrfullon sikur je ulur mbi nje fole grerezash?! Nese e mban veten per ate qe mendon se je,fli i qete se Zoti dhe ti e dini te verteten!Nese mendon qe s'je spiun,s'ka pse te te djege.

    Përgjigju
  • Taypi: 07/08/2022 01:24

    E like floriri po te vjen ngordhja

    Përgjigju
  • lesjo: 06/08/2022 14:28

    po ti mer pall kujto me verte se do te besojme me keto qe thua sa idiot je mer shok as femijet si genjen dot me keto qe thua

    Përgjigju
  • velo: 06/08/2022 14:27

    aa ti paske mberdhif o like po ti je per tu futur sa me pare ne burg o kriminelllll

    Përgjigju
  • rrei: 06/08/2022 14:26

    ahahahahhaaahahha po ti dhe ke dal vet mer pall ke thene un jam ilir meta cna i ke kto perralla me mbret kshu

    Përgjigju
  • Joni: 06/08/2022 13:42

    Ti je ilir meta, hajduti me i madh i ketij vend qe ka sjell vetem shkaterrim

    Përgjigju
  • Liri: 06/08/2022 13:33

    Ne burg e ka vendin ky Meta ishalla sa me shpejt ska turp dhe vazhdon te justifikohet ,te gjithe e njohin se cfare hajduti ehst ky Likja

    Përgjigju
  • Soni: 06/08/2022 13:32

    Po po ja mashtrimet nga ky Likja do me na rrejt para syve po sdo shpetosh jooo Ilir Meta

    Përgjigju
  • Termeti: 06/08/2022 13:21

    O Ilir! Edi Rames mund ti thuash c’fare te duash, por spiun jo.Ne qe e njohim nuk te besojme.

    Përgjigju
  • I.M / PL: 06/08/2022 12:59

    ilir metaj from skrapari , hajduti me i madh i shqiperise qe ja kalon te gjitheve , me video te dala me pergjimin e dritan priftit qe ben pazare te drejt per drejta , dore me nje eshte edhe ish sigurims i shtetit ne komunizem prite burgun se po te vjen o i marre

    Përgjigju
  • Liri: 06/08/2022 12:57

    ca spret prej teje o like se hajdut je ti kte se kundershto dot

    Përgjigju
  • ina: 06/08/2022 12:44

    po perdor dy mbiemra po ben krime

    Përgjigju
  • ori: 06/08/2022 12:43

    ne burg sa me shpejt ky kriminel

    Përgjigju
  • Sabi: 06/08/2022 12:41

    Njeri me hajdut ky eshte se kotoj si e lini akoma jasht kete lloj vampiri

    Përgjigju
  • Redon: 06/08/2022 12:41

    Ilir meta nje spium dhe tradhtar i vendit se kuptoj akoma pse eshte akoma i lire ky person e jo mbrapa hekurave

    Përgjigju
  • Armand: 06/08/2022 12:33

    Hahahahahhaha po o like po na gozhdove me argumenta tani. Po shke mer pall se ju ne familje asnjoni se ka mbiemrin njelloj me tjetrin

    Përgjigju
  • Mokra: 06/08/2022 12:28

    Bravo mor Like floriri ,kur u votohove president ishe Ilir Metaj,sa qe president asnjëherë nuk firmose Ilir Metaj,por vetëm Ilir Meta,vëri emrin kësaj z.like floriri,je Ilir Metaj, apo Ilir Meta, apo mos ndoshta Like flori sikurse të ka pagëzuar Sali Berisha. Lutem përgjigju z. Ilir kush je, çfar bën,dhe kur do njihemi ne qytetarët dhe shtetasit e asaj që quhet Shqipëri me ju ish president je Metaj,apo Meta !

    Përgjigju
  • Shqip: 06/08/2022 11:47

    Shkurt IM siç e pranoi zoteria vete = Ilir Rexhep Metaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos