Ilir Meta sfidën kryesore e ka me Sali Berishën

Ilir Meta sfidën kryesore e ka me Sali Berishën

Ilir Meta dhe Sali Berisha

Rikthimi i Ilir Metës në partinë e tij me kohë të plotë ka shumë anë të errëta për mënyrën se si u bë. Në vetëm 6 orë, ai mblodhi strukturat, votoi me zë për ndryshimin e emrit nga LSI në Partinë e Lirisë. Në vetëm 6 orë, zgjodhi gjithë ekipin drejtues dhe me një ton imponues edhe ndaj të vetëve, paralajmëroi përplasje deri në “jetë a vdekje” me regjimin. Në një vëzhgim të fjalimeve të ditës kur filloi “revolucioni”, ra në sy fjalori i përdorur i mbushur me pasazhe nga skenarët e filmave me partizanë të ish Kinostudios. Por, Ilir Meta përpiqet më kot të jetë një demokrat duke luftuar paradoksalisht për të mbrojtur votën e shqiptarëve, ndërsa nuk llogarit fare votimin në partinë e tij.

A duhej që ndryshimi të fillonte nga vetja?! Forca e shembullit! Nejse kthehemi në politikën reale. Është për të ardhur keq që në epokën që jetojmë, në një event kaq të rëndësishëm për një parti, pak ose aspak ide të qarta për politika të punësimit, për dixhitalizimin, për ekonominë, arsimin, turizmin, e shumë politika zhvillimore që çdo parti opozitare duhet ta ketë yllin e saj polar. Po për të rinjtë që të mos largohen, cili është opsioni i Partisë së Lirisë, o burra të gjithë në punë në shtet! Kjo është mangësia kryesore që ka opozita në tërësi në vend, figura që të mund të ngjallin besin dhe të reflektojnë dije për t’u përballur me sfidat që mund të ketë vendi në të ardhmen.

Por jo, nën avujt e filmave me partizanë, Ilir Meta kërkon të shesë edhe njëherë fabulën nacionaliste që u provua që në vitin 2013 me Aleancën Kuq e Zi, si test i dështuar. Po përse Ilir Meta kërkon që megjithë këto fabula të dala boje të vijoj betejën e tij politike? Problemi është se LSI është një parti pa thelb, pa ide të qarta për qeverisje apo për të bërë opozitë, kjo tregon se përse nga boshti i majtë po kalon në ekstremin e djathtë në vetëm 6 orë, pa asnjë debat.

Meta dhe partia e tij janë janë në ankth të dukshëm për zgjedhjet lokale të 2023, me një Berishë që i llogarit mirë se shumica në PD janë anti LSI, Meta e di se duhet të tregojë më shumë për të bindur doktorin për t’i dhënë kandidatë të përbashkët për këshillat bashkiakë dhe bashkitë. Kjo e kthen atë në të rrezikshëm jo për qeverisjen, por për PD, vetëm ndaj të cilës mund t’i kërkojë dhe marrë lëshime. Me mazhorancën me 4 mandate, pavarësisht fjalorit të filmave me partizanë, nuk mund t’i imponohet në asnjë moment. 

Kjo tregon se përse LSI ndryshoi orientim, nga majtas në djathtas, objektivi qartazi është torta elektorale demokrate. Një lojë politike që kjo forcë e ka bërë me sukses në 2013, në 2017, falë edhe butësisë pragmatiste të doktorit. Shtatori dhe më pas zgjedhjet e 2023, do të jenë realisht testi i vërtetë i “miqve” që në jo pak herë e kanë prerë në besë njëri-tjetrin. Shenjat aty janë, mjafton t’i shikosh qartë!

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike