Ilir Meta shpallet kreu i LSI-së
Fiton ndaj kandidatit Luan Rama
Ilir Meta shpallet fituesi i garës për kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, përballë kandidati tjetër Luan Rama. Ilir Meta triumfoi me 78 % të votave ndaj 21,4 % të marra nga Luan Rama. Votimet kane perfunduar rreth ores dje 18:00. Pjesëmarrja në votim 85,5%.
TIRANE- Ilir Meta shpallet fituesi i garës për kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, përballë kandidati tjetër Luan Rama. Sot, kryetari i
KQZ-së së LSI-së, Ylli Manjani në një deklaratë për shtyp shpalli rezultatin e zgjedhjeve, ku Meta triumfoi me 78 % të votave ndaj 21,4 % të marra nga Luan Rama, sekretar i Përgjithshëm i Partisë.
Manjani deklaroi se në votim morën pjesë 31 422 anëtarë të regjistruar në listat e zgjedhjeve, pra 85.5 % e tyre, ndërsa sqaroi se nga32 421 fletë votimi, 329 të rezultuan të pavlefshme.
Zgjedhjet për kreun e LSI u zhvilluan gjatë ditës së djeshme.
Pas shpalljes së rezultatit vetë kreu i riafirmuar i LSI, Ilir Meta dhe sekretari i Përgjithshëm Luan Rama përshëndetën procesin e votimit e i uruan suksese njëri-tjetrit “në punën drejt Shqipërisë Evropiane".
DJE, ZGJEDHJET NE LSIRreth orës 18:00, 159 qendrat e votimit të ngritura në të gjithë Shqipërinë për të zgjedhur kreun e ri të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) janë mbyllur dhe tashmë ka nisur numërimi fletëve të votimit. Në garë janë kreu aktual Ilir Meta dhe sfidanti Luan Rama, sekretar i Përgjithshëm i partisë.
Kryetari i Komisionit Zgjedhor në LSI, Ylli Manjani ka deklaruar se mund të kemi një rezultat që mbrëmjen e sotme ose maksimumi nesër. Sipas tij, në votim kanë marrë pjesë rreth 31 mijë anëtarë të LSI-së, nga mbi 36 mijë që janë në total, pra rreth 86% e anëtarësisë. "Eshtë një shifër e konsiderueshme, një shifër e lartë, që tregon pjesëmarrje, angazhim të lartë politik dhe përgjegjësi të lartë politike të anëtarësisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim”, tha Manjani.
Pak orë para votimit, dy kandidatët Luan Rama dhe kreu aktual Ilir Meta, i bënë thirrje anëtarëve më të rinj që të bëjnë zgjedhjen e tyre që do sjellin ndryshimin. LRI mbajti pasditen e djeshme një aktivitet për anëtarësimet e reja në parti, në Akademinë e Arteve.
“Ardhshi të bardhë në LSI. Urimi ardhshi të bardhë është urimi që çdo zemër shqiptari bën për këdo. Që bëhet krah për të ecur sëbashku dhe për të fituar sëbashku”, deklaroi Luan Rama. Kandidati Luan Rama teksa vlerësoi fushatën brenda partisë, ftoi të rinjtë e LRI të marrin pjesë në zgjedhjet e ditës së sotme si dëshmi e angazhimit qytetar për të qënë pjesë e vendimmarrjes.
Kreu aktual i LSI Meta duke uruar mirëseardhjen anëtarëve më të rinj të LSI, një ditë para votimeve për zgjedhjen e kryetarit të partisë sipas parimit “një anëtar një votë” theksoi se LSI është forcë e atyre që duan të ecin më shpejt drejt Europës. “LSI forcë e së ardhmes, dhe e shumicës më të re të Shqipërisë”, tha Meta. Sot në orën 08.00 hapen kutitë e votimit në të gjithë vendin, ku do të zgjidhet kreu i LSI mes Metës e Ramës sipas parimit “një anëtar një votë”.
(sg/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
55.2%
-
Jo
42.3%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 5920
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Diaspora nis regjistrimin, mbi 500 aplikime! Kryeson Gjermania, ndiqet nga Italia, Britania, Greqia e SHBA! Më shumë votues për Tiranën
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32