Ilir Meta tenton të korrigjojë deputetin e PS-së për Hajredin Pashën, por e bën më lëmsh
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta
Ilir Meta është shprehur i prekur shumë për një gafë të deputetit socialist Toni Gogu, në një postim që ai ka bërë në rrjetet sociale. Gogu, ka shpërndarë këngën e Hajredin Pashës në facebook, duke shkruar se ai ishte heroi i dibranëve.
“170 vite këngë e lavdi, dedikuar Hajredin Pashës, heroit të gjithë dibranëve. Një prej dedikimeve që ndër breza është trashëguar e vijon të ngjallë njësoj emocione", shkruante Gogu në Facebook.
Postim që e ka korigjuar më pas duke shkruar “170 vite këngë e lavdi, dedikuar heronjve dibranë. Një prej dedikimeve që ndër breza është trashëguar e vijon të ngjallë njësoj emocione”. Gafa e deputetit të PS-së ka irrituar menëjerë mbështetës të opozitës, që përveç se e kanë bombarduar me komente, ka pasur edhe pastime e shkrime lumë, ku e përgjithësonin mungesën e kulturës historike si problem i mazhorancës.
E këtu ka ndërhyrë edhe Ilir Meta, i cili është shumë i pasionuar për historinë, sa kur ishte President dekoroi të gjithë heronjtë e hershëm e të rinj, që ishin dekoruar në të shkuarën.
"Vetëm 'Rilindja' mund ta ngatërronte Hajredin Pashën, me Legjendën e Dibrës dhe të mbarë kombit, Elez Isufin’, shkruan Meta në Facebook.
Në fakt, Elez Isufi, një nga emrat e njohur të luftrave për liri në zonën e Dibrës, ka lindur 20 vite më vonë betejës së zhvilluar në Fushën e Gjoricës, në vitin 1844, për të cilën bën fjalë kënga e njohur e “Hajredin Pashës”./TemA
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestohet Dako, Po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën ndaj korrupsionit?
-
Po
24.6%
-
Jo
68.4%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 2000
Lajme të tjera
-
Zyrtarë të arrestuar, Rama-socialistëve: Mos lejoni që një dru i shtrembër tju cenojë! Shumë shpejt mbyllim zyrat e Kadastrës
5 Qershor, 17:40
-
E ‘harroi’ KLD-ja / Vetingu shkarkon Majlinda Andrean 6 vite pasi dënimit për korrupsion, ish anëtarja e Gjykatës së Lartë shpëtoi Metën dhe Mediun nga burgu
5 Qershor, 17:17
-
Basha: Berisha i shqetësuar nga rikthimi im! Ish deputeti demokrat i bën thirrje: Kafsho 'ujkun'! Duhej ta kishe bërë në 2013, por dhe tani na ke prapa
4 Qershor, 18:58
-
Mero Baze: Për ata që e duan Berishën 'kryetar nderi'
3 Qershor, 19:31
-
Turi i falenderimeve, Veliaj: Akti më i madh patriotik është që Tirana të ecë përpara!
3 Qershor, 17:24
-
Arrestimi i sekretares së përgjithshme të 'Shëndetësisë', Rama: E tmerrshme, si mund të ndodhë kjo? U kap në flagrancë duke marrë lekë
2 Qershor, 18:43
-
Propozimi i Berishës që hap dosjet e korrupsionit të qeverisë Meta 2000-2002, 'Ligjet' japin 'OK’, kërkohet mendimi i qeverisë, Partia e Lirisë hesht
2 Qershor, 18:04
-
Pse humbi kaq rëndë, pse mund të humbë edhe më rëndë dhe çfarë mund të bëhet?
2 Qershor, 09:23
-
Partia e Lirisë publikon videon nga KZAZ e bashkisë së Kuçovës, Blushi: Vëzhguesja e PS i jep numëruesit vota nga jashtë
1 Qershor, 13:04
-
Publikimi i të dhënave për spiunin I.M, Ilir Meta kallëzoi Autoritetin e Dosjeve, Apeli detyron përfundimisht Prokurorinë të nisë hetimet
1 Qershor, 12:20
-
‘Vendoret’/ Këshillat Bashkiakë, KQZ publikon ndarjet: PS renditet e para me 758 mandate, ‘BF’ dobët në rezultat
31 Maj, 20:04
-
Veliaj në Njësinë 1: Nuk e trajtojmë fitoren si triumf, por si mundësi për më shumë punë e projekte të reja
30 Maj, 12:06
ÇDO NJERI LEMSHIN TE MBAJ PER VETI...ESHTE FARE E QARTE: BURRAT E KATUNDĒVE TE LUMES SE EPERME DHE LUMES SE POSHTME,LUGINES SE RADIKES 12000 HAJREDIN FELLIQESIRA I KAN FUTUR NE DHE.
PërgjigjuJeni portali më i mirë në gjithë Shqipërinë. Ky artikull e tregon më së miri. Vazhdoni kështu sepse shqiptarët e meritojnë
Përgjigju