Ilir Metaj: Shqipëria duhet të jetë e Redit dhe djemve si ai, që janë gati të japin dhe jetën për vendin e tyre

Ilir Metaj: Shqipëria duhet të jetë e Redit dhe djemve si ai, që janë gati të japin dhe jetën për vendin e tyre

Efektivi që u plagos në Himarë, Redin Çaushaj

Bashkë me Brunën, drejtoreshën e Spitalit të Vlorës, shkova pak më parë në reanimacion, për të parë Redin, policin 25 vjeçar, që po fiton betejën e jetës me plagët që i dha i ligu, e për t’u dhënë kurajë familjarëve të tij aty pranë.

Tashmë që me ndihmën e Zotit dhe të stafit të përkujdesur të këtij spitali, kjo betejë u fitua, do të duhet të vazhdojmë të merremi me veten tonë dhe me secilin prej nesh.

Ç’është ky demon brenda nesh që nxjerr dorën e zezë mbi djemtë e nënave, ky i lig që frymon mes nesh për të na nxirrë jetën e femijëve tanë?

Ky vrer që nuk rresht së buruari nga gjirizet e të mallkuarve.

Të gjejmë kohë dhe vullnet të izolojmë krijesat e të keqes, të pashpirtët.

T’i lidhim me tela me gjemba këta të mallkuar që u vret sytë djalëria, që u vret sytë rendi, rregulli.

T’i hapim rrugën djemve të dritës si Redi, që i bindet të drejtës,nderit, betimit.

Me apo pa orar zyrtar. Shqipëria duhet të jetë e Redit dhe djemve si ai.

Përpara se ta bëjë shteti dhe ligji, kjo duhet të jetë detyra jonë, e çdo qytetari.

Boll me të ligun mes nesh, që ngul thika e mbjell helm.

Kjo është beteja jonë!

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Polulli: 17/08/2023 11:02

    Sherim sa me te shpejte kolegut se eshte djal trim dhe prapa diellit Iliri bashke me politikanet e felliqur te ketyre 30 viteve qe dine vetem te vjedhin e te shantazhojne drejtesin,ku vetem drejtesi ska dhe ska per te pas

    Përgjigju
  • edi: 17/08/2023 08:12

    Polici eshte treguar trim dhe paste jete te gjate por kjopune nuk me duket se eshte per te. Nuk ishte nevoja te futej ne mes nje sherri por mund te qellonte ne ajer ose te lajmeronte kolegetne rast se nuk i kishte kushtet.

    Përgjigju
  • Edison: 17/08/2023 00:30

    Bravo Ilir per fjalet e ndjera. Ti je nga ata si Redi qe ecen me nder e betim po shikoni ata shokt tuaj aty te deputet e ministra qe behen bashk me te ligun si thua ti. Respekt per ty.

    Përgjigju
  • Titi: 17/08/2023 00:16

    O Pis djale. Ca lidhje ke ti me Vloren e me batuten e shpifur qe permend Djemte e Nenave.. ti je nje felliqesire,qe ke vajtur deputet nga Motra jote.. O hajdut me Shpetim Gjiken,turp i Zotit komandonit ju Vloren. Na hape dhe lokal te plazhi ne ujin e ftohte,zure dhe plazhin o vemje. Qe gjasme te vjen keq per Vloren,dhe Djemte e Nenave… yyy vemje e felliqur

    Përgjigju
  • Vlonjat: 16/08/2023 21:41

    Ik o hajdut muti se te kemi par dhe ty o qenie e lig kur ishe ne bashkine e vlores ,nuk le me fionde pa vjedhur bashke me Sejmen Gjokolin me ato festa rospiesh qe organizonit sa per te vjedhur ca miliona ju o sojmuter.

    Përgjigju
    • Vlla: 17/08/2023 00:29

      Sapo e cova tek seksioni i komenteve per te shkruajtur fiks ate qe ke shkruajtur. Nuk do hiqja sikur nje presje per kete ish shefin e kultures.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?