1768389357_IlirMetaaa.JPGAvokati i kreut të Partisë së Lirisë, Kujtim Cakrani, është shprehur se qeveria sëbashku me Policinë dhe SPAK tentuan të eleminonin fizikisht Ilir Metën.

Komentet Cakrani i bëri përmes një deklarate për mediat, teksa tha se duke parë aksionin dhe mënyrën e arrestimit të tij kishte krijuar bindje të plotë për këtë.

Cakrani tha gjithashtu se në një arrestim normal të një politikani, nuk ka nevojë që të dalin në terren forcat speciale.

Ai hodhi akuza edhe për mënyrën sesi po trajtohet Meta në qelitë e paraburgimit, teksa tha se kreu i PL ishte tërësisht i izoluar dhe i lejohej të dilte për ajrim vetëm një herë në ditë.

Ilir Meta është i vetmi i burgosur në Republikë që del në ajrim vetëm një herë në ditë dhe jo dy herë. Është në izolim total. Inkuizicion. Pse duheshin forcat speciale për arrestimin e Metës? Forcat Speciale dërgohen vetëm kur ka ndonjë person me rrezikshmëri të lartë. Unë kam bindjen se ata kanë shkuar me qëllim për eleminimin fizik të Ilir Metës. Unë këtë bindje kam përderisa prokuroria nuk heton. Kur të hetojnë ata, le të vijnë të më mbushin mendjen mua që kjo nuk është e vërtetë“, tha Cakrani.