Ilir Shaqiri: Donaldi do të kishte fituar nëse s'do të mbyllte marrëdhënien me Bora Zemanin

Ilir Shaqiri: Donaldi do të kishte fituar nëse s'do të mbyllte marrëdhënien me Bora Zemanin

Iliri, Bora dhe Donaldi

Fituesi i “Big Brother VIP” Ilir Shaqiri ka komentuar lojën e konkurrentit të tij Donald Veshaj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Teksa gjithmonë gjatë rrugëtimit të tyre e ka shprehur vlerësimin për Donaldin si lojtar, së fundmi, balerini tha se beson që një nga arsyet pse ai nuk e fitoi çmimin e parë ishte pikërisht krisja e marrëdhënies së tij me ish-të dashurën Bora Zemanin.

Ai tha se nuk ka dashur të ndërhyjë në lidhjen e Donaldit me Beatrix Ramosaj, por gjithmonë ka dashur t’i komumikojë atij se duhet ta kishte mbajtur e interpretuar atë që kishte me moderatoren e “Për’puthen”.

“Në qoftë se Donaldi do të kishte qenë inteligjent dhe ta kishte fokusuar veten në situatën me Borën, unë mendoj që do të fitonte. Nuk ndërhyra në raportin e tij me Beatrix sepse nuk kam dashur të interferoj në një lidhje. Donaldit ia thashë që mund ta kishte zhvilluar, mbajtur, interpretuar deri në fund atë që nisi me Borën, por nëse do ta kishte bërë mendoj që publiku do i kishte dhënë atë çmimin që aq shumë dëshironte.”- ka thënë ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gjergji: 25/02/2022 20:18

    BORA manikine komplet e sajuar.

    Përgjigju
  • gjergji: 24/02/2022 11:06

    ilir je egoist mos nderhy aty ku nuk te takon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë