Ky gjyqtari me një pamje të çuditshme që ka hyrë në histori se paskërka dënuar Sajmir Tahirin, jo vetëm që nuk mund të vepronte si një zëdhënës i drejtësisë, por vërtetoi atë që opinioni më i gjerë në vendin tonë po vëren me trishtim se drejtësia e re që e trumbetuam me aq bujë, jo vetëm që ka lindur e vdekur, por është e pushtuar nga një kastë të paaftësh dhe zjarrëvënësish të demokracisë, siç e vërtetoi ky gjyqtari i fundit që nuk u shpreh për atë që i ka caktuar ligji, pra të në thoshte që vendimi i parë me ato prova që u paraqitën në gjyqin e shkallës së parë, ishte i drejtë apo jo, por për përgjimet në burg për një gjë që nuk kishze ndodhur kur u arrestua Veliaj. Ky gjyqtari i apelit që as emrin nuk dua t’ia zë me gojë që ngjan sikur është arratisur nga ndonjë planet i pazbuluar ende, pa iu dridhur qerpiku fare i dha grushtit të shtetit që i është bërë demokracisë shqiptare edhe një shpullë tjetër.
Siç thoshte me të drejtë akademik Artan Fuga, « … është paradoks logjik, juridik, nonsens, as i drejtë as i gabuar, por alogjizëm, t’i thuash tjetrit : të futa në burg atëherë se nuk je sjellë mirë tani në burg ! » (Tema, 14.03.2025). Arrestimi dhe mbajtja në burg e Erion Veliajt pa asnjë provë dhe në shkelje flagrante të ligjit nga dy prokrorë prej të cilëve njëri i katapultuar aty jashtë të gjitha kritereve, ku të vetmin specializim ka një kurs 3-mujor në asfalinë greke dhe certefikimi nga dy gjyqtarë një farë Bani që vjen nga sillogjet greke dhe ky gjyqtari i fundit që duket sikur ka ardhur ngandonjë planet i pazbuluar ende, më kujtuan linçimin dhe goditjen e regjimit komunist ndaj elitave të këtij vendi.
Kurrë më parë si këtë radhë nuk jam ndier i prekur dhe vetëm tani i kuptoj se çfarë kanë përjetuar ata qindra intelektualë e martirë që merreshin e futeshin në burg nga Dumanët. Dadot, Banot, dhe ky Pëllumbi i arratisur nga planeti pa emër e kohës së komuniszmit. Si ka mundësi që Partia Socialiste, Parlamenti shqiptar që është akoma i mbledhur nuk reagon dhe nuk krijon urgjentisht një Komision Parlamentar për të hetuar gjithë të zezat që kanë dalë nga kjo ngjarje e rëndë. Përkundër kësaj, PS-ja dhe opozita vijojnë si të mos ketë ndodhur asgjë. Kanë nisur fushatën dhe ajo që ti sheh deri tani është një trishtim i madh : luftë ad hominem. Të duket vetja sikur je në një Pazar të Madh ku ndërrohen e shiten identitete, karaktere.

Listat e deputetëve, emrat që hyjnë e që dalin janë bërë ngjarja më e madhe e vendit. Jemi ende në epokën feudale ku zgjedhja e taksidarit përcaktonte edhe suksesin. Asnjë fjalë për programme, asnjë ide. Vetëm një tabelë e madhe emulacioni ku parakalojnë emra që ikin sa nga një tabelë e futen te tjetra. E ndërkaq, Erion Veliaj lihet në burg dhe Olsi Dado, Dumani, Pëllumbi i arratisur dhe Sameti i Libofshës marrin edhe përgëzime nga kjo e dërguara europiane. E njëjta situatë si në vitin 1945 e 1946 kur Bedri Spahiu që dënonte kriminelët e luftës merrte duartokitje nga jugosllavët se ata kishim miq në atë kohë. Ndërsa turma e ekzaltuar jashtë ulërinte : « kriminelët porsi miu i dënoi Bedri Spahiu ».
Edhe tani turmat me jargë mbushin rrjetin dhe masturbohen me urrejtjen ndaj Veliajt apo ndaj armikut. Nën hijen e burgut po nis një fushatë që nuk ka asnjë ide. Nëse partia socialiste nuk e adreson hapur problemin dhe nuk inicion një hetim parlamentar për të sqaruar se përse goditet numri dy i kësaj force politike, përse ai rrëmbehet nga një bandit me emrin Olsi Dado e Altin Dumani dhe mbahet në burg pa asnjë provë, ky vend jo vetëm që nuk ngjall shpresë më, por do të bëhet një kënetë edhe më e thellë sesa kjo që është tani.
SI.E./Shqiptarja.comKomente


Pse bullizon gjyqtari Pellumbi?! Apo, je bullizuar dhe vete?
PërgjigjuRAMA me siguri e kupton se ky eshte PUUUCCC ndaj PS ,PSE nuk vepron??!! Sjellja e ketyre prokuroreve na le nje shije shume shum te keqe Ju rrofte vetingu e gjithe ato shpenzime per reformen, se keta druret e shtrember te spak e apelit nuk drejtohen ,ose me mire drejtohen e rrine gatitu vetem para Saliut ,qe zor se i priten rrenjet edhe per nja 20-30 me von
PërgjigjuI nderuar Ilir gjithçka shkruan e gjithë qëndrimet Tuaja janë të drejta e dinjitoze. Jam në anën Tuaj e cila është e drejtë. Qëndrimet ndaj Veliajt tregojnë se Spak e jo vetëm por në shumë raste organet e.deejtëaoaë jo vetëm nuk po zbatojnë ligjet,por ato janë akoma në akademinë e "plepave" e po vazhdojnë të zbatojnë "doktrinat" e tyre me sukses. Jo më kot thërret Saliu "e ka kapur Edi". Po,dakord hajduti thërret në qiell kapeni hajdutin. Jo vetëm për rastin e zotit Veliaj që është unikal,por edhe për të tjera qoftë edhe për Saliun e Ilir Meta zvarritjet e pafund nuk po i kujtojmë,prandaj mendoj se është koha që jo vetëm Ju e inderuari Fuga,ndonjë avokat si Maks Haxha,por intelektualët e opinioni duhet të dalin me qëndrimet e tyre. Unë personalisht e kam mbështetur e përshëndetur publikisht. Por për mua është një zhgënjim i madhe. Dakord PS e drejtoi atë reformë,por qeveria ka një ministër drejtësie,Ulsi Manja i thonë,më duket ai fle. Po KLP,KLGj,IlD,din kush të thotë gjë rreth tyre. A duan paga më të lart?! Me siguri.Qeveria t'ua japë Pensionistët marrin 15 mijë lekë. Të mjerët.Rrnoftë SPAK! Rrnoftë drejtësia e re e plepave!
PërgjigjuE kuptoje deshpetimin dhe shqetesimin tuaj z.Yzeiri. Cfare ka ndodhur me Veliaj eshte frike, diktature. Cdo njerit perj nesh mund ti ndodhi nese Dumanet, Dadot te vene ne shenjester te te shkaterojne jeten.
PërgjigjuNje heshtje e pafalshme e PS dhe e Edi Rames. Pse pse pse!!!??? Erioni eshte i braktisur prej tyre...(PS e Rama.) Pse!!!???
PërgjigjuKeta kane frike te merret me Gerdecin dhe vrasjet ne mes te bulevardit prandaj merren me breket e gruas te Veliajt , a jane Zara apo dicka tjeter !
Përgjigjuturku ka nje shprehje cerede beli, shiko fytyre si antikapat. O idiote ku i gjetet keto gjygjtare.