Imamët e arrestuar, Myftiu i Fierit:
Të arrestuarit nuk janë tanët

Imamët e arrestuar, Myftiu i Fierit:<br />Të arrestuarit nuk janë tanët
FIER - Komuniteti Musliman në Fier ka dënuar veprimet e të arrestuarve në Tiranë dy ditë më parë që rekrutonin shqiptarë për të luftuar në Siri. Kryemyftiu i Fierit, Karafil Mane, në një intervistë dhënë për ‘A1 Report’ sqaron se feja islame nuk nxit thirrje për konflikte dhe luftë dhe se në thelb izlamizmi kërkon të sjellë vetëm paqe mes kombeve.
 
“Besimi dhe feja jonë nuk është dhe nuk nxit njerëzit për të marrë pjesë në konflikte ose në luftra të ndryshme sepse këto veprime prishin imazhin e fesë islame edhe imazhin e vendit tonë. Jam dakord me deklaratën e Komitetit Mysliman të Shqipërisë të cilët disa imamë të vetëshpallur që nuk janë pjesëtarë të KMSH, kanë vepruar si xhihadë. Dhe xhihadë në këtë kohë nuk ka sepse xhihadi është për të bërë një veprim për të mirën e fesë dhe përtë mirën e kombit tënd. Kështu që ne e dënojmë këtë veprim që ulin imazhin e fesë dhe kombit tonë.” tha Kryemyftiu i Fierit, Karafil Mane.
 
Deklarata e Kryemyftiut të Fierit vjen si reagim njëzëri i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për të dënuar veprimin e imamëve të arrestuar dy ditë më parë. 


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Sulmuesi bashkohet me ekipin, Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë në Austri

VIDEO/ Sulmuesi bashkohet me ekipin, Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë në Austri