TIRANE- Një pronë e ushtrisë që në dokumentacion ishte future si pronë e strategjisë për sigurinë kombëtare, është privatizuar duke ju dhënë kompanisë së vajit “Bomira”, pronar i së cilës është Ylli Aliaj. Vendimi për privatizimin e kësaj pasurie, që përllogaritet në një sipërfaqe toke prej 6499 metra katror është marrë nga ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami, ndërkohë procedura është ndjekur nga ish-zyrtarë të ALUIZNI Berat dhe drejtues të bazës Ajrore në Kuçovë.
Kjo parregullsi është kallëzuar në prokurori nga ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli e cila ka kërkuar nga organi i akuzës që të hetojë veprimet e ish-paraardhësit të saj Imami dhe zyrtarëve të tjerë. Mirëpo në 21 prill 2015 prokuroria ka mbyllur hetimet për këtë kallëzim, dhe në 5 tetor 2015, ky vendim i prokurorisë është lënë në fuqi dhe nga gjykatës.
S’ka pasojë tek të tretët
Vendimi i prokurorisë së Tiranës, për pushimin e kallëzimit penal kundër ish-ministrit dhe disa zyrtarëve të tjerë të ushtrisë dhe ALUIZNI-t, është mbështetur dhe nga gjykata e Tiranës e cila në datën 5 tetor të këtij viti ka lënë në fuqi argumentet e akuzës.
Kjo e fundit pretendon se me të drejtë organi i Prokurorisë ka vendosur pushimin e procedimit penal për veprën penale të Shpërdorimit të detyrës pasi nuk parashikohet nga ligji si vepër penale si dhe nuk ka sjellë pasoja për të tretët. Sipas kallëzimit të ministrisë së Mbrojtjes bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 6499.2 m2 tokë, e cila ka qenë vend komanda e vjetër e forcave Ajrorë në zonën e Urrës Vajgurore.
Kjo sipërfaqe për nga strategjia hyn në pronat e mbrojtjes së sigurisë kombëtar, por që iu dha në mënyrë të padrejtë kompanisë tregtare të vajit Bomira, që i përket biznesmenit Ylli Aliaj.
Shkresa e komandantit
Në vitin 2011, kompania “Bomira” ka kërkuar për legalizim një objekt industrial për kompaninë e përpunimit dhe ambalazhimit në një sipërfaqe trualli 811.66m2, objekti sipas Drejtorisë Rajonale të Legalizimit, bën pjesë në sipërfaqen e truallit pronë e M.Mbrojtjes, kjo sipas dokumentacionit të ZVRPP Berat.
Në këto kushte D.R.Legalizimit Berat, ka kërkuar nga M.Mbrojtjes të dhëna për privatizim të objektit me Nr.31, të pronës 1018 me vendndodhje Ura Vajgurore Berat dhe sipas verifikimeve në vend, sipërfaqja faktike e zënë nga kompania “Bomira” sh.p.k është 6285 m2, nga komandanti i forcës ajrore është sqaruar se:“… prona nuk ndikon në anën operacionale të bazës ajrore..” në këtë moment Ministria Mbrojtjes ka filluar procedurën për privatizimin e këtij objekti.
Lidhur me procedurat për privatizimin e objektit me Nr.31 shtabi i vjetër Ura Vajgurore Berat, Drejtori Agjencisë së Legalizimit U.I të zonava informale të Qarkut Berat, ka kërkuar të dhëna dhe prononcimin e M.Mbrojtjes për perspektivën e zhvillimit të sipërfaqes së truallit ku është ndërtuar një kompleks industrial i kompanisë “Bomira” sh.p.k me qëllim legalizimin e saj ashtu si shumë objekte në Shqipëri.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com