TIRANE- Një ditë pasi myftiu i Tiranës Ylli Gurra, në intervistën për gazetën Shqiptarja.com tha se shumë shpejt do të zyrtarizohet edhe xhamia e Unazës së Re, imami i vetëshpallur i kësaj xhamie është shprehur se nuk bashkohet me Komunitetin Mysliman. Xhamia e Unazës së Re, është i vetmi objekt kulti mysliman që ka mbetur jashtë kontrollit të Komitetit Mysliman Shqiptar. Xhamia e cila ndodhet në Unazën e Re, është ndërtuar 7 vite më parë në tokën e dhuruar nga një besimtar mysliman, si dhe me financimin e vetë frekuentuesve të saj.
Por, këta të fundit ndryshe nga besimtarët e xhamisë së Fushë Mzezit, nuk dëshirojnë të jenë pjesë e Komunitetit, pasi thonë se zyrtarët e saj ndjekin ideologji radikale.
Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com