Shkarkohet nga detyra shefi i komisariatit të Vaut të Dejës, Paulin Çupi.

Report Tv mëson se ndryshimi ka ardhur në kuadër të intensifikimit dhe dhënies së një impulsi të ri luftës kundër kultivimit të kanabisit në këtë zonë.

Në vendin e Çupit është emëruar Bardhyl Saliu. Pak ditë më parë në datë 11 qershor, drejtori i policisë së shtetit firmosi 11 ndryshime në drejtoritë vendore.