Imunizimi kundër COVID-19, vaksinimi vjetor mund të jetë i nevojshëm

Një dozë e tretë e vaksinës anti-COVID brenda 12 muajsh nga vaksinimi i plotë apo një vaksinim vjetor njëjtë si me gripërat e zakonshëm, është kjo deklarata që e shefit ekzekutiv të gjigandit farmaceutik Albert Bourla.

 “Një skenar i mundshëm është qw mund tw ketw nevojë për një dozë të tretë, diku midis gjashtë dhe 12 muaj nga imunizimi i plotw dhe pastaj do të ketë një rivaksinim vjetor, por e gjithë kjo duhet të konfirmuar. Pwrswri rol kyç kanw variantet “, tha Bourla.

Duke treguar edhe njëherë se me vaksinimin anti-COVID nuk përfundon çdo gjë dhe se sërish njerëzit do të duhet të respektojnë masat kufizuese, për të shmangur një zgjerim të masave kufizuese.

Pfizer e krijoi vaksinën kundër koronavirusit në bashkëpunim me kompaninë gjermane BioNTech dhe aktualisht është vaksina që përdoret gjerësisht në shumicën e vendeve.

Në muajin shkurt, Pfizer dhe BioNTech  pas shfaqjes së varianteve të reja të kanë deklaruar se janë duke testuar dozën e tretë të vaksinës së tyre, për të kuptuar më mirë përgjigjen imunitare ndaj tyre në këto raste.

Vaksina është 91 për qind efektive në mbrojtjen kundër COVID-19 dhe jepet në dy doza, me një diferencë kohore prej tri javësh. Vështirësia më e madhe e kësaj vaksinë është se ajo duhet të ruhet në temperatura ultra të ftohta, -70 gradë Celsius, edhe pse kompania po punon në një formulë të re, që do të mundësonte ruajtjen e vaksinës për katër deri në gjashtë muaj në një temperaturë normale.

Aktualisht në botë përdoren disa vaksina për imunizim: Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca - që të gjitha të zhvilluara në Perëndim, pastaj Sputnik V e krijuar në Rusi, Sinopharm dhe Sinovach të Kinës.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, që gjurmon të dhënat për pandeminë, koronavirusi ka prekur mbi 138 milionë njerëz në të gjithë botën, mbi 2.9 milionë kanë humbur jetën. .

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Ministria e Drejtësisë certifikon 97 studentë të Klinikave të Ligjit, Manja: Qëllim rritja e aksesit në drejtësi dhe përgatitja e një brezi profesionistësh

Ministria e Drejtësisë certifikon 97 studentë të Klinikave të Ligjit, Manja: Qëllim rritja e aksesit në drejtësi dhe përgatitja e një brezi profesionistësh