Imzot George Frendo apel politikanëve: Të varfrit janë viktimat më të mëdha të korrupsionit, jeta e tyre vlen më shumë se vota

Imzot George Frendo apel politikanëve: Të varfrit janë viktimat më të mëdha të korrupsionit, jeta e tyre vlen më shumë se vota

7 muaj para zgjedhjeve ku përplasjet mes palëve politike sa vijnë dhe egërsohen për të fituar mandate, Imzot George Frendo ka "kthjelluar" strategjitë e tyre politike duke apeluar se fokusi i tyre duhet të jetë nga njerëzit e varfër dhe sigurimi i mirëqenies së tyre dhe jo mbi votat e tyre, pasi para së gjithash ata janë njerëz dhe më pas votues. Me një mesazh të qartë për politikën, imzot Geiorge Frendo apelon për klasën politike që të luftojë korrupsioni dhe krimin, pasi po dëmton edhe bën edhe më të pafuqishëm të varfëritë, të cilët kanë gjithashtu të drejtat e tyre.

"Viktimat më të mëdha të një sistemi të korruptuar janë më të varfrit: nuk kanë mjete për ta mbrojtur vetveten, as kanë mjete financiare për t’i shpërblyer njerëzit e korruptuar që kërkojnë ryshfete. Po kujt i bëhet vonë?! Shtatë muaj para zgjedhjeve politike uroj politikanët tanë të kenë parasysh dinjitetin e të varfërve. Personat e të varfërve vlen më shumë sesa votat e të varfërve. Dhe i uroj të angazhohen seriozisht për ta kontrolluar korrupsionin dhe të kujdesen më shumë për të varfrit dhe për të drejtat e tyre. Para Zotit të gjithë jemi barabartë, të gjithë kemi të njëjtin dinjitet dhe të njëjtat të drejta", shkruan ndër të tjera Imzot Geroge Frendo.

Statusi i Plotë i Imzot Geroge Frendo

KUSH KUJDESET PËR TË VARFRIT?

Kush e vret mendjen për të varfrit? Çdo vit, afër fundit të gushtit, shumë familje të varfra, tashmë në gjendja ekonomike tepër të vështirë, sepse njerëz të paskrupullt i detyrojnë të paguajnë qera astronomike për shtëpinë ku banojnë (nganjëherë i ngjan më shumë një stalle sesa një shtëpie) ose çmime të larta arbitrare aforfe për konsumin e dritave, tani duhet të përballojnë edhe një problem tjetër: shpenzimet për shkollat e fëmijëve.

Është turp i madh kur njerëz, nga të cilët varet e ardhmja e shumë njerëzve të mjerë, nuk japin atë që kanë për detyrë të japin, pa marrë para; dhe është poshtëruese kur njerëz, që janë në varësi nga të tjerët, nuk marrin atë që kanë të drejtë të marrin pa paguar para.

Kam dëgjuar për disa profesorë në një universitet që nuk japin një notë të mirë në provim përveçse kur studenti iu ka paguar lekë. Kjo jo vetëm është një padrejtësi e madhe, por është edhe një njollë shumë e shëmtuar për një vend që kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Dhe në këtë mënyrë po u jepen diploma personave që nuk i meritojnë, ndërsa iu mohohen atyre që i meritojnë. Një situatë e tillë inkurajon korrupsionin, e kështu shoqëria e nesërme do të jetë ende më e korruptuar sesa shoqëria e sotme.

Dhe kjo situatë nuk kufizohet vetëm në fushën e arsimit. Fatkeqësisht, përhapet në shumë fusha të tjera. Nëse paguan ryshfete, mund të fitosh çka të duash dhe të arrish ku të duash; në të kundërt, s’ke shans, as për të gjetur punë, për të cilën çdo njeri ka të drejtë! Nëse ke fuqi dhe zotëron një klub nate, mund ta mbash hapur tërë natën me muzikë me zë të lartë që mund të zgjojë tërë qytetin, pa asnjë respekt për të drejtën e qytetarëve për të fjetur natën. Por... Kujt i bëhet vonë?!

Në fushën shëndetësore? E tmerrshme! Është spital shtetëror, por kirurgu do lekë për të të operuar, infermieri do lekë për të të dhënë injeksion, pastruesja do lekë për të ta pastruar dhomën... E nëse je i varfër? Kujt i bëhet vonë?! “Nuk është puna ime” – të përgjigjen. “Xhepi im nuk ka miq!” – ka thënë një kirurg një pacienti të varfër.

Sa shumë herë kemi dëgjuar për njerëz që janë vetëvrarë pasi kishin shumë borxhe e shumë probleme të tjera financiare që nuk mund t’i përballonin dot, dhe fatkeqësisht nuk gjetën asnjë zgjidhje tjetër përveçse t’i shmangnin këto probleme duke i dhënë fund jetës... Atëherë i qajmë, na vjen keq për familjet e tyre... por pikërisht atëherë është tepër vonë! Kush mendonte për ta ndërsa ende vrisnin mendjen për këto probleme? Kush pati mëshirë për ta? Kush i mbështeti dhe i mbrojti? Kush i kishte vënë re se po vuanin? Kujt i bëhet vonë?!

Viktimat më të mëdha të një sistemi të korruptuar janë më të varfrit: nuk kanë mjete për ta mbrojtur vetveten, as kanë mjete financiare për t’i shpërblyer njerëzit e korruptuar që kërkojnë ryshfete. Po kujt i bëhet vonë?!

Shtatë muaj para zgjedhjeve politike uroj politikanët tanë të kenë parasysh dinjitetin e të varfërve. Personat e të varfërve vlen më shumë sesa votat e të varfërve. Dhe i uroj të angazhohen seriozisht për ta kontrolluar korrupsionin dhe të kujdesen më shumë për të varfrit dhe për të drejtat e tyre. Para Zotit të gjithë jemi barabartë, të gjithë kemi të njëjtin dinjitet dhe të njëjtat të drejta.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adem: 01/10/2020 10:32

    Imzot Frendo do bente mire te mos perzihej me politike. prifterinjte Katolike gjithmone perzihen ne gjera qe nuk u takojne dhe pastaj ankohen se po i viktimizojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat