“Papa vjen në Shqipëri për të forcuar lidhjet me vëllezërit e vet. Për të tëakuar kishën tonë, për t’u lutur me ne dhe për ne. Për të na dhënë porositë që burojnë nga ungjilli. I jemi mirënjohës që zgjodhi Shqipërinë., është një shenjë e fortë e dashurisë së tij për vendin tonë” ka thënë Arqipeshkevi Rrok Mirdita.
Nunci Apostolik në Tiranë tha se Ati i Shenjtë ka pranuar ftesën e kryeministrin Edi Rama dhe të Kishës Katolike.
“Papa Bergolio zgjodhi pikërisht trojet shqiptare, sepse sic e thekson ai vetë në njoftimin e sotëm, ndër më të vuajturat e edhe ndër më të mbruajturat me gjak martirësh, që dhanë jetën për fe, për liri, për deomokraci, për bashkëjetesë shembullore paqësore”, ka thënë Nunci Apostolik në Tiranë.
Deklarat Kreu i Kishës Katolike në Shqipëri i bëri gjatë një dalje për mediat e Krerëve Katolikë lidhur me vizitën e Papa Françeskut në Tiranë më 21 shtator.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)