Ina Balla merr lejen nga Bashkia:
Do të vazhdoj të shes për vajzat

Ina Balla merr lejen nga Bashkia:<br />Do të vazhdoj të shes për vajzat
Ina Balla, 36-vjeçarja që po lufton me sukses sëmundjen e kancerit të gjirit, tashmë do të ketë një liçencë që të mund të shesë në rrugë.

Bashkia e Tiranës i ka dhënë liçencën si shitëse ambulante. Në këtë mënyrë, Bashkia i është përgjigjur thirrjes së vajzës së Inës, Sarës të bërë vetëm pak javë më parë në Report TV.

Dhe sot bashkia i ka firmosur lejen e parë për Ina Ballën, në kuadër të fushatës për pajsije me licensë të shitësve ambulantë.

‘’Ina kishte nevojë për një strehë dhe shërbimi social i Bashkisë së Tiranës i ofroi bonusin i qirasë. Ina na kërkuar që ta ndihmojmë që të mos jetë një individ që kërkon lëmoshë, por të jetë një grua e zonja që siguron të ardhura për shpenzimet e saja. Na ka kukuar një licensë që ajo mund të shesë, dhe të sigurojë të ardhurat për vajzat’’, ka deklaruar Besjana Dede, drejtoreshë e Shërbimeve Sociale.

‘’Këtë betejë do e bëjmë nga beteja e një individi në trupin e tij, në një betejë të një shoqërie që i gjenden panë një njeriu’’, u shpreh Arbjan Mazniku, nënkryetar i bashkisë së Tiranës. 

Tashmë Ina do të mund të shesë pranë Stacionit të Trenit, në Bulevardin Zogu i Zi.

Ajo shprehet se nuk do lodhet nga sëmundja dhe do punojë për 2 vajzat e saj, në mënyrë që t’ju sigurojë të ardhura për tu arsimuar.

‘’Mua sëmundja nuk do më lodhë, por unë do e lodh atë. Unë kam forcë dhe kurajo për vajzat. Nuk do dorëzohem deri në momentin e fundit. Jeta është e bukur, dhe nuk është e thënë që kam këtë sëmundje dhe ka mbaruar çdo gjë. Përkundrazi është një fillim i ri. Falenderoj të gjithë që më kanë ndihmuar, bashkinë e Tiranës, Report TV, mjekët të gjithë’’, është shprehur Ina Balla.  

36-vjeçarja tregon se ndihma e bashkisë, do të bëjë të mudur që të mos shqetësohet nga policia bashkiake kur të shesë produkte të ndryshme në bulevard.

‘’Kjo është gjë e mirë që mora lejen sepse të paktën nuk kemi siklete. Kjo leje është goxha mirë për mua. Do punoj lirshëm, nuk do kem probleme me policinë bashkiake’’, ka vazhduar më tej Ina Balla. 

Ina është përballur me sfida të shumta, ku vetëm pak muaj më parë ndodhej në një situatë të vështirë ekonomike, por edhe psikologjike për shkak të kancerit të gjirit.

Sot ajo ka një tjetër sfidë pasi duhet të heqë mitrën dhe për këtë do kryejë një operacion, por thotë se tashmë nuk ka frikë për asgje. “Do ta kaloj edhe këtë vështirësi, pastaj do të punoj”, na thotë plotë besim te vetja se tashmë do t’ja dalë.

[gallery]19432[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur