Ina Zhupa padit Gjinushin: E ka kthyer Akademinë e Shkencave në institucion të politizuar! Është shkelur kushtetuta

Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka paditur dhe ka kërkuar pezullimin e kreut të akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushin. Sipas saj, Gjinushi e drejton në mënyrë të paligjshme Akademinë e Shkencave pasi nuk është i dekretuar nga ish Presidenti Meta. Arsyeja se pse nuk është dekretuar ka qenë posti i kryetarit të partisë në kohën kur u zgjodh për atë post.

“Në padinë e radhës që lidhet me një paligjshmëri për Akademinë e Shkencave. Paligjshmëria lidhet me Kryetarin e Akademisë së Shkencave, Z. Skënder Gjinushin, i cili qendron në krye të Akademisë së Shkencave, i cili qendron i padrekretuar i asaj kohe, Z. Ilir Meta.

Për të sqaruar padinë do të doja të ndaj me ju dy tri elemente kryesore. Në momentin që Skënder Gjinushi është zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave, sipas ligjit ai duhet të ishte anëtar i përhershëm i Akademise së Shkencave.

Që të jesh anëtar i përhershëm Akademisë së Shkencave, nuk mund të jesh kryetar një partie politike. Në atë kohë Skënder Gjinushi ka qenë kryetar i Partisë Social-Demokrate, dhe nuk mund të zgjidhej kryetar Akademisë së Shkencave, duke mos qenë anëtar i përhershëm. Pikërisht, këtë shkelje ka evidentuar edhe Presidenti Meta, kur i është çuar për emërim emri i Skënder Gjinushit.

Në atë kohë Ilir Meta ka thirrur në një takim personal edhe Skënder Gjinushin, ka dërguar letra në gjykatë, ka dërguar letra në Akademinë e Shkencave, për të marrë informacionin për të gjthë procesin, për gjendjen ligjore, por edhe për të folur me të interesuarit, dhe ka vendosur për të mos ta dekretuar se ishte, sepse ishte në shkelje të ligjit dhe në shkelje të Kushteutës. Me mos dekretimin e Z. Meta, Gjinushi vazhdon dhe qendron në krye të Akademisë së Shkencës i padekretuar, dhe bën kështu shkeljen e dytë të Kushtetutës. Nëse kishte një shkelje të parë, nuk e lejoi Metën që ta dekretonte, tani që ne e sjellim në Gjykatë Kushtetuese, ka dy shkelje. Ka edhe shkeljen e dytë, sepse shkel nenin 92 të Kushtetutës, pikën g që thotë: ‘Presidenti emëron Kryetarin e Akademisë së Shkencave, dhe ai qendron aty i pa emëruar nga Presidenti’.”- tha Zhupa.

Më tej, Zhupa u shpreh se Gjinushi drejton një institucion të politizuar. Sipas saj Gjnushi i ka shërbyer politikisht kryeministrit Rama.  

"Ajo që është e rënndësishme të kuptohet është që, Opozita në fakt e sjell këtë paligjshmëri, sepse e vlerëson Akademinë e Shkencave. Vlerëson akacdemikët e ndershëm, punëtorë që punojnë atje dhe që kanë dhënë kontribut për vendin, dhe nuk mundet që këtë institucion ta lerë si një institucion të paligjshëm, dhe të politizuar.

Pse them të politizuar? Sepse ishte vullneti i kësaj mazhorance, që pasi nuk e dekretoi Presidenti Meta, të ndryshonin ligjin e Akademisë së Shkencave, dhe të bënin një shpikje të re, se nqs votohet dy herë nga Asambleja e Akademisë së Shkencave quhet i emëruar. Pak a shumë e ngjashme me emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, ku donte ta bënte noteri te Lana, e njëjta gjë. E kapur politikisht, sepse Skënder Gjinushi i ka shërbyer politikisht Edi Ramës, me partinë e tij në funksion të mazhorancës së vetë, sepse Skënder Gjinushi, ju e dini shumë mirë afilacionin, është ish-ministri i fundit i arsimit i komunizmit, dhe nuk mundemi ne sot, ku Akademia e Shkencave është përballë tre projekteve të mëdha, siç është historia e vendit, që ta shkruajë një njeri që është mediokër nga ana shkencore, i politizuar dhe i paligjshëm. Apo fjalori dhe enciklopedia shqiptare që janë në marrëdhënie edhe me shtetin e Kosovës.

E ndiejmë për detyrë që ta sjellim këtë padi për të shpallur pezullimin e menjëhershëm të Z. Skënder Gjinushi, pa pajtueshmërinë e tij në këtë funksion, dhe së fundmi kërkojmë interpretim të plotë të nenit të Kushtetutës, në mënyrë të tillë që mos të ndodhi më asnjëherë tjetër që të qendrojë në krye të institucioneve të paemëruar nga Presidenti i Republikës.”- tha Zhupa.

Kujtojmë se edhe në 50-vjetorin e krijimit të Akademisë së Shkencave, deputetja demokrate ka akuzuar kreun e këtij institucioni se e drejton në mënyrë të paligjshme.

Ndër të tjera Zhupa shtoi se PD të ndërmarrë hapat e nevojshëm, në gjykatat kombëtare edhe ndërkombëtare, që Akademia të mos jetë pensionim luksi për politikanet e fundit të diktaturës.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Termeti: 21/12/2022 16:44

    Z.Zhupa! Me kujton filmin Kapedani kur i thote nipit ‘ nga nderzimi i lopeve me shkove tek lufta ne Vietnam’.Ju merrni vesh nga cdo gje!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsion

Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsion