Inaugurohet urgjenca e re e infektivit në QSUT/ Manastirliu: Standarde të reja shërbimi për qytetarët (VIDEO)

 Hap dyert urgjenca e re e shërbimit infektiv, me kushte të përmirësuara dhe me një standard të ri shërbimi për qytetarët.

"Me këtë investim, dyfishohen kapacitetet pritëse të urgjencës së infektivit me standarde bashkëkohore, duke garantuar një përgjigje më të mirë në kohë por edhe me cilësi, në rastet e urgjencave infektive dhe duke siguruar kushte më të mira pune për stafin mjekësor”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë inagurimit të urgjencës së këtij spitali.

Me investimin e kryer, janë krijuar edhe 2 bokse izolimi për sëmundjet ngjitëse, shumë të rëndësishme, sidomos në këtë periudhë të vitit, me fluks të shtuar pacientësh.

“Ky nuk është vetëm një investim në infrastrukturë por siguron edhe ekzaminimin dhe trajtimin e plotë të pacientëve brenda kësaj strukture”.

Duke theksuar mbështetjen për mjekët, Manastirliu u shpreh  se në urgjenca do të vendoset një regjim I ri dhe bëri këtë apel për qytetarët.

Ne po investojmë për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore, po investojmë në pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë, po investojmë për krijimin e një marrëdhënie besimi mes mjekut dhe pacientit, por nuk mund të tolerohet më që mjekët të mos lejohen të bëjnë punën e tyre, ndaj do të vendosim një regjim të ri në spitale, ku nuk do të lejohen familjarët në urgjenca, përvec rasteve kur kërkohet nga mjeku. Gjej rastin të bëj një apel, një lutje për qytetarët, të mirëkuptojnë personelin mjekësor.  

Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale

E pyetur në lidhje me shtimin e personelit mjekësor në spitalin infektiv, Ministrja e Shëndetësisë u shpre se brenda një muaji pritet të diplomihen rreth 300 mjekë specialistë dhe infeksionistë që pritet sipas saj që mbi bazën e konkursit të rekrutohen për t'u bërë pjesë e stafit të personelit mjekësor. 

Mungesa për katër vite e specializimeve patjetër që ka sjellë probleme sa i takon mjekëve të specializuar, por pas më pak se 1 muaji, diplomohen 300 mjekët e parë specialistë, ku mes tyre ka edhe infeksionistë që kanë kontratë me Ministrinë dhe do të shërbejnë në disa spitale rajonale, si dhe janë 4 mjekë që mund të rekrutohen, sipas procedurave, menjëherë nga drejtoria e QSUT-së. Sa i takon personelit infermieror, fituesit e shpallur nga konkursi transparent, po ashtu mund të punësohen sipas pikëve, edhe në këtë shërbim.

Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale

 

Investimi në urgjencën e re të shërbimit infektiv, përfshin edhe integrimin e qendrës së imazherisë brenda kësaj urgjence, gjë e cila lehtëson pacientët, të cilët tashmë nuk do të sorollaten më në reparte të tjera për një ekzaminim skaneri, grafie apo ekoje; si dhe i siguron më shumë mundësi stafit mjekësor të japin ndihmën e nevojshme në kohë dhe me cilësi. Urgjenca e re e shërbimit infektiv ka një kapacitet prej 15 shtretërish, nga 6 që kishte shërbimi i mëparshëm dhe i shërben rreth 40.000 pacientëve në vit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s