Inaugurohet Urgjenca e re e Shkodrës, Manastirliu: Hap konkret për rritjen e shërbimeve shëndetësore

Inaugurohet Urgjenca e re e Shkodrës, Manastirliu: Hap konkret për rritjen e shërbimeve shëndetësore

Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Urgjenca e re e Spitalit të Shkodrës është inauguruar këtë të enjte, në praninë e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.

Manastirliu u shpreh se urgjenca e re e Spitalit të Shkodrës është dëshmia e një hapi konkret që po hidhet për cilësinë e shërbimeve për qytetarët dhe stafin mjekësor. Ajo bëri të ditur se Spitali i Shkodrës ka përfituar 22 pajisje me vlerë 360 mijë euro. Sa i takon ikjes së bluzave të bardha, ministrja u shpreh se ky është një fenomen ka prekur të gjithë rajonin.

Ka mjek qe ikin dhe rikthehen, ne kemi strategjine tonë. Po rrisim pagat për personelin mjekësor me 7 %, po përmirësojmë kushtet e punës, iniciativat financiare me bonusin e mjekëve; këto janë tre hapat e strategjisë sonë për të ndalur ikjen e bluzave të bardha

Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Më tutje, ajo bëri të ditur se urgjenca spitalore është fuqizuar në tërë vendin. “Shërbimi kombëtar i ambulancave është fuqizuar me 100 të tilla, por ajo çfarë po realizojmë është shtimi i 38 autoambulancave në të gjithë vendin në mënyrë që të mos ketë probleme sa i takon shërbimit ndaj qytetarëve”, tha Manastirliu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja