Inceneratori i Fierit, GJKKO vendos kalimin për gjykim të dosjes! Të akuzuar Lefter Koka, Alqi Bllako dhe 8 të tjerë

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar edhe Korrupsionit ështe vendosur sot në seancë paraprake që dosja e inceneratorit të Fierit të kalojë për gjykim. Çështja ndaj Lefter Kokës, Alqi Bllakos dhe 8 të tjerëve tashmë do të gjykohet në themel. 

Gazetarja e Report TV, Keti Banushi, raporton se pasi dëgjoi në seancën e kaluar pretendimet e palëve GJKKO ka kërkuar sot saktësimin e akuzave. Për Alqi Bllakon kërkon ndryshe akuze pasi nuk e konsideron zyrtar të lartë. Ndërkohë që ka rrëzuar akuzën për korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorim detyre për Arben Dervishajn. Ka qenë vetë Bllako i cili kërkoi që të rrëzohet akuza pasi sipas tij nuk sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit nuk mund të cilësohet zyrtar i lartë. Çështja ndaj njërit prej të akuzuarve Robert Shabani është pushuar pasi rezulton i dënuar nga gjykata e Apelit. 

Sipas akuzave të SPAK për inceneratorin  e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit.  Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi pak javë më parë hetimet dhe çoi për gjykim të akuzuarit Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe 2 kompanitë shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Dosja është çuar për gjykim për akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”. Ndërkohë që duhet thënë se Stela Gugallja, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto tre personazhet e rëndësishme për hetimet e inceneratorëve në Elbasan dhe Fier, tashmë në kërkim ndërkombëtar, janë hetuar edhe më herët nga prokuroria e Elbasanit, për të njëjtat akuza për të cilat SPAK i ka marrë të pandehur. 

Përfundimet nga hetimet

Prokuroria e Posaçme bën me dije se ka provuar se procedurën e dhënies së koncensionit dhe në lidhjen e kontratës me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e energjisë”, nuk janë kryer të plota veprimet përgatitore për dhënien e konçensionit, duke shkelur kështu ligjet për koncesionet dhe prokurimet publike.

Gjithashtu SPAK bën me dije se nga hetimet është provuar fakti se nuk është zbatuar procedura e rregullt ligjore lidhur me llojin e procedurës që është përdorur për dhënien e koncensionit, në kundërshtim me dokumentet standarde të tenderit të zbatueshme për koncensionet, në kundërshtim edhe me sugjerimet e Ministrisë së Financave dhe Agjencisë së Prokurimit Publik.

“Në rastin konkret, në proçedurën e ndjekur për dhënien e konçensionit dhe lidhjen e kontratës me shoqërinë “Albtek Energy” sh.p.k, është ndjekur procedura “me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit”, e rregulluar nga neni 33 e vijues të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar. Procedura e ndjekur për dhënien e koncesionit “me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit”, nuk është një nga procedurat e parashikuara në nenin 22 të ligjit nr.125/2013, ku parashikohet se për dhënien e koncesionit munden të përdoren vetëm një nga tre procedurat: i) proçedura e hapur; ii) procedura e kufizuar; ose iii) procedura me negocim, me shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”, njofton Prokuroria e Posaccme (SPAK).

Sipas prokurorëve veprimet dhe mosveprimet e mësipërme në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore, përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, si dhe i kanë sjellë kompanisë “Albtek Energy” sh.p.k përfitime materiale të padrejta, pasi ka përfituar në kundërshtim me ligjin kontratën e koncensionit për ndërtimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane dhe prodhimin e energjisë.

“Lidhur me këto dy momente, i pandehuri Lefter Koka në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, i pandehuri Alqi Bllako në cilësinë e ish Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, si dhe të pandehurit Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Etleva Kondi dhe Jonida Zeqo, janë akuzuar se kanë kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal”, vijon njoftimi.

SPAK ka dalë në përfundim se ka mbledhur provat e nevojshme dhe është provuar fakti se nga shoqëritë tregtare“Albtek Energy” sh.p.k (shoqëria që ka përfituar konçensionin)dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k (shoqëria që ka zbatuar punimet për ndërtimin e objektit të konçensionit) janë pranuar fatura tatimore shitje dhe janë paguar detyrimet financiare për këto fatura tatimore për disa shoqëri tregtare të tjera, për punime që në të vërtetë nuk janë kryer nga këto shoqëri tregtare. Shuma totale e faturave tatimore për punime të papaguara është në vlerën 331,920,918 lekë, ndërsa shumat monetare që janë paguar për shlyerjen e këtyre faturave tatimore është në vlerën 329,475,608 lekë.

Sipas SPAK Lefter Koka, në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, ka përfituar rreth mbi 308 mln lekë nga shuma monetare që janë paguar nga shoqëritë “Albtek Energy” sh.p.k dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k. Kjo përbën një përfitim material të parregullt, që është marrë në këmbim të favorizimit të padrejtë të shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k në zhvillimin e proçedurës së dhënies së konçensionit dhe në lidhjen e kontratës së konçensionit me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e energjisë”.

Prokuroria e Posaccme thotë se Stela Gugalla, në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k, Klodian Zoto në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k, si dhe i pandehuri Mirel Mërtiri në cilësinë e pronarit faktit të shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k, në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe në bashkëpunim me Lefter Kokën, kanë përdorur një skemë fiktive të kryerjes së pagesave, të realizuar nëpërmjet dy shoqërive tregtare respektive, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë “përftim të parregullt” si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit.

Sipas SPAK Lefter Koka ka kërkuar, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëritë tregtare “Albtek Energy” sh.p.k dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k, që janë përfitueset e kontratës së konçensionit, përfitimet e parregullta monetare, në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet krijimit të një skeme fiktive për kryerjen e punimeve në shoqërinë konçensionare, duke përdorur disa shoqëri tregtare të tjera të kontrolluara në mënyrë të tërthortë prej tij, të kontrolluara prej personave familjarë të tij, si dhe të kontrolluara prej subjekteve tregtare në zotërim të tij. Marrja e përfitimeve është realizuar nëpërmjet skemës fiktive të kryerjes së punimeve dhe të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë “përftim të parregullt” si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit.

“Për veprimet e mësipërme, të pandehurit Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto janë akuzuar se kanë kryer veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Pastrimi iprodukteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” , kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245 e 25 dhe 287/2 iKodit Penal. Ndërsa, i pandehuri Leftër Koka është akuzuar se ka kryer edhe veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Pastrimi iprodukteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” , kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 260 dhe 287/2 të Kodit Penal.  Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit tëOrganizuar Tiranë ka përfunduar hetimet paraprake për të pandehurit Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k, si dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k dhe ka paraqitur në datë 09.12.2022 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq”, përfundon njoftimi i SPAK.

Masat e sigurisë dhe sekuestrimet
Për inceneratorin e Elbasanit ndodhet në burg ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ndërkohë që ka masa sigurie edhe për Pëllumb Abeshin, ish-kryetar i Komisionit për dhënien e inceneratoritm ish drejtor i politikave në Ministrinë e Mjedisit; Bardhyl Çabiri ish-anëtari i Komisionit nga Bashkia e Elbasanit, Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim. Jonida Zeqo, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim. Serafin Papa: Ish-anëtar i Komisionit për dhënien e koncesionit. Në kërkim për këtë çështje janë shpallur Klodjan Zoto dhe Stela Gugallja.  SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion, tre akuza të rënda me të cilat ish-ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë, teksa janë sekuestruar edhe kompanitë "Albtek Energy”, pra inceneratori i Elbasanit, “Integrated Technology Services” si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto.  Lefter Koka akuzohet se ka përfituar 3.7 mln euro nga Inceneratori i Elbasanit.

Pasuritë e sekuestruara për Inceneratorin e Elbasanit:  14 apartamente me sipërfaqe banimi në total prej 1356 m²; 3 njësi tregtare me sipërfaqe shfrytëzimi në total prej 297 m²; 1 pasuri të paluajtshme të llojit truall me sipërfaqe 147 m² dhe ndërtesë 126 m²; 8 shoqëri tregtare dhe të gjitha asetet në pronësi të shoqërive tregtare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:46
‘Inceneratori i Fierit’ kalon për gjykim, avokati i Arben Dervishajt: Janë devijuar hetimet, faturat janë të falsifikuara

 

Për ish-zyrtarin e FSHF, Arben Dervishaj u pushua akuza për ‘shpërdorim detyre’ dhe tashmë akuzohet për ‘falsifikim dokumentesh’ por pas përfundimit të seancës për mediat ka folur avokati i tij  Arenc Myrtezani, i cili pretendon se hetimet janë devijuar dhe se faturat për të cilat klienti i tij ka nënshkruar janë të falsifikuara dhe kjo sipas tij është e provuar.

“Ne kërkuam papërdorshmërinë e këtyre faturave që kanë dalë të falsifikuara. Me e çuditshmja ishte se për këta fatura të falsifikuara dhe u shtua një akuzë për Arben Dervishin, ndërkohë që për pandehurin që unë mbroj nuk u morën parasysh.

Janë të provuara që këto fatura janë të falsifikuara me imitim ose të vendosura mbi xham. Nuk gjendet asnjë faturë e shkruar dhe nënshkruar prej të pandehurit që unë mbroj. Unë mendoj se Prokuroria  lidhur me një akuzë për mashtrim, lidhur me pagesat që janë për firmën italiane që është fituese e koncesionit, ka devijuar hetimet. Sepse në bindjen time, rezulton se ka qenë detyre jo vetëm e klientit tim por edhe të tjerëve që të bënin këtë detyrë. Ka qenë detyrë e administratorit të ri dhe ministrit të ri që ka zëvendësuar Lefter Kokën” tha ndër të tjera avokati.

Ora 13:29
Avokati i Bllakos: Akuza për korrupsion nuk ekziston tek ai! Çështja penale ndaj tij duhet pushuar, nuk është funksionar i lartë

 

Avokati i ish deputetit socialist Alqi Bllako këmbëngul se çështja penale ndaj tij duhet pushuar. Sokol Hazizaj tha se në seancën paraprake Gjykata nuk u shpreh për kërkesën për gjykim të shkurtuar.

"Unë vazhdoj të them se akuza sa i përket në themelit të saj në korrupsion nuk ekziston tek Alqi Bllako. Ndonëse gjykata arriti ta artikulonte përgjysmë atë që ne i kemi thënë. Ne do të vazhdojmë t'i mëshojmë faktit për të artikuluar atë që nuk ka ndodhur me Alqi Bllakon.

Ndaj për këtë çështja penale ndaj Alqi Bllakos duhet pushuar. Është një dispozitë është për funksionarë të lartë publikë dhe të zgjedhur, tjetra vetëm për funksionarë.  Unë e kam thënë se nuk është funksionar i lartë publikë asnjëherë.  Është detyrë e gjykatës së Themelit për miratimin ose jo të gjykimit apo rritjes së gjykimit të shkurtuar”, tha Hazizaj.

Ora 13:13
GJKKO kalon për gjykim dosjen e inceneratorit të Fierit, të akuzuar Lefter Koka, Alqi Bllako dhe 8 të tjerë

1677251269_Screenshot2.jpg

Ka përfunduar seanca e nisur prej orës 10 për “Inceneratorin e Fierit” dhe Gjykata ka vendosur kalim për gjykim të dosjes.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aruri: 24/03/2023 13:09

    GjKKO mos të bëj lojra fjalësh të shpikura nga mendja. Sekretari i Përgjithëm në Ministri është TND (nëpunës civil i nivelit të lartë drejtues), me kategori page IA dhe është zyrtari më i lartë drejtues me statusin e nëpunësit civil bazuar në ligjin për Nëpunësin Civil. Është zyrtar i lartë dhe nuk e luan topi.

    Përgjigju
  • eldi: 24/03/2023 12:53

    Ore mbajeni edhe pak profesorin brenda sa te kaloje sezoni provimeve

    Përgjigju
  • Zyberi: 24/03/2023 12:52

    Shpëtoka mirë ai sy çakërri Dervishaj, kushedi sa qënka kollitur. Por mirë i ka bërë burgu se i është ulur barku

    Përgjigju
  • Mondi: 24/03/2023 12:28

    Me qe nuk qenka zyrtar i larte (deputet) paska te drejte te vjedhi .coni nje hetim deri ne fund pa u prdredhur se na cate k....

    Përgjigju
    • andi: 24/03/2023 12:46

      Po nuk eshte se pyet ligji a tu ca ty k.... apo jo. Ka vjedh? Ka bere korrupsion? Provoje, rrase brenda sipas ligjit, dhe denimin po sipas ligjit.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum