PALASË- Renardo Nallbani, i shpallur në kërkim nga SPAK për inceneratorin e Tiranës, prej dy vitesh shijonte lirinë. Mbrëmjen e 8 gushtit, ai ishte në një vilë luksoze në Palasë, një prej zonave më lakmuara të bregdetit shqiptar, kur Policia e Vlorës i trokiti në derë për ta arrestuar për llogari të SPAK.
Në pamje, mund të shihni momentin e operacionit kur blutë e qytetit bregdetar rrethojnë vilën luksoze dhe më pas futen brenda për t’i vënë prangat Nallbanit. Ky i fundit i relaksuar, dallohet me një kostum sportiv, ndërsa efektivët e fusin në furgon për ta shoqëruar në ambientet e komisariatit.
50-vjeçari Nallbani është i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.
Ai ka qenë një nga drejtuesit e biznesit të inceneratorëve, në të tre veprat. Madje nën zë shpesh thuhej se biznesi i dherave të inceneratorit fillimisht drejtohej pikërisht nga Nallbani.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Vila”.
Kapet një shtetas i shumëkërkuar për veprimtari kriminale të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, i shpallur në kërkim nga SPAK.
Operacioni u zhvillua nga Forcat Operacionale të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të kryera nga strukturat operacionale të DVP Vlorë, për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe me rrezikshmëri shoqërore, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Vila”.
Në kuadër të këtij operacioni, në një vilë në Palasë, shërbimet operacionale dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë lokalizuan, kapën dhe arrestuan shtetasin e shumëkërkuar R. N., 50 vjeç, lindur në Fier.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në korrik të vitit 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale:
- “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;
- “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
-
ARRESTONI RAMEN ..AI ESHTE KOKA E INCENERATOREVE.....BASHKE ME VEELIAJN...
Përgjigju












Komente
Komento