Inceneratori i Tiranës/ GJKKO pranon kërkesën e avokatëve, rikualifikohet akuza për Alqi Bllakon! Posti i tij nuk ishte në nivelin e zyrtarëve të lartë

Inceneratori i Tiranës/ GJKKO pranon kërkesën e avokatëve, rikualifikohet akuza për Alqi Bllakon! Posti i tij nuk ishte në nivelin e zyrtarëve të lartë

Alqi Bllako

1686213265_alqibllako.jpg

Gjykata e Posaçme i rikualifikon akuzën ish sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së mjedisit Alqi Bllako, i akuzuar nga SPAK për inceneratorin e Tiranës për korrupsion te zyrtarëve të lartë në dy raste. Në seancën e kësaj te premte, gjyqtarja e seancën paraprake ka pranuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të Bllakos, për rikualifikim të veprës penale, pasi sipas tyre posti i sekretarit te përgjithshëm nuk është ne nivelin e zyrtarëve te lartë.

Nga ana tjetër, prokurori i çështjen nuk ka qenë dakord, por gjykata ka vendosur të pranojë kërkesën e mbrojtjes.

Në seancën e datës 17 dhjetor, e njëjta gjyqtare do japë vendimin për kalimin pse jo në gjyq të Bllakos për inceneratorin e Tiranës.

Kujtojmë se Bllakos i është bërë një kualifikim i tillë i veprës penale edhe në procesin për inceneratorin e Fierit, gjyq në të cilin ai u dënua me 2 vite e 8 muaj burg. Për të SPAK kishte kërkuar 7 vjet burg por Bllako  mori pafajësi për akuzën “korrupsion të funksionarit të lartë shtetëror”, dhe vepra penale iu rikualifikua në “korrupsion të nëpunësit publik.


Lajmi kryesor:

GJKKO kalon për gjykim dosjen e inceneratorit të Tiranës me 12 të pandehur, mes tyre ish ministri Lefter Koka, Alqi Bllakos i rikualifikohet vepra penale


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Laçi dhe Bylisi në çerekfinale, Tirana jashtë! Sot gjashtë ndeshje në Kupën e Shqipërisë

Laçi dhe Bylisi në çerekfinale, Tirana jashtë! Sot gjashtë ndeshje në Kupën e Shqipërisë