Një incident i rëndë u regjistrua në Parkun Olimpik të Londrës si pasojë e rrjedhjes së një sasi të madhe klori, duke krijuar vështirësi në frymëmarrje për shumë persona.
Rreth 200 njerëz u evakuuan nga qendra, duke përfshirë grupe nxënësish.
Zëdhënësi i Brigadës së Zjarrfikësve të Londrës tha se për shkak të një reaksioni kimik u lëshua një sasi e madhe klori. Shërbimi i Ambulancës në Londër po trajton një numër pacientësh.
"Rreth 200 njerëz u evakuuan nga qendra. Ndërsa ne ajrosëm ambientet. U kërkojmë banorëve në afërsi të parkut të mbyllin dyert dhe dritaret", tha ai.
Rrjedhja e sasisë së klorit u regjistrua në një pishinë që ndodhet brenda parkut të famshëm Olimpik.