TIRANE - Pak çaste pas pretencës ndaj kreut të Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, ku ky i fundit rrezikon 4 vite burgim, një incident është shënuar në Gjykatën e Tiranës ndërmjet përkrahësve të Gjikës dhe Yzedin Trokës, një qytetar nga Vlora.
Troka deklaron se është dhunuar fizikisht nga përkrahësit e Gjikës, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë së Gjykatës për të qetësuar situatën.

Pas Incidentit Troka ka shpjeguar për mediat se ndoqi seancën e sotme të pretencës ndaj Gjikës pasi atij me patëdrejtë kreu i Bashkisë Vlorë i ka prishur para 6 vitesh shtëpinë dhe i gjithë konflikti i sotëm sipas Yzedin Tokës, lindi pasi ai vlerësoi kërkesën për 4 vite burgim bërë nga prokuroria për kryebashkiakun.
“Pavarësisht se unë s’jam gjykatës, jam një qytetar që jam dëmtuar, Gjika mori atë që meriton të paktën nga sa u fol aty. Tunda kokën dhe një nga ata zotërinjtë ka qenë shoferi i Gjikës, një Guri Selimi, edhe një person tjetër më morën zvarrë, jo vetëm që më shtynë po më kanë marrë zvarë”, tregon ai.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

VIDEO