Incidenti i 3 efektivëve të “Shqiponjave” në Tiranë, zbardhet ekspertiza: Qëlluan me 3 plumba makinën e qytetarit, një nga predhat e dëmtuar! I vunë armën në gjoks

Tiranë- Zbardhet ekspertiza paraprake në lidhje me ngjarjen ku 3 efektivë të “Shqiponjave”, qëlluan me armë drejt një makine tip "Audi", ngjarje e ndodhur më 8 Mars të këtij viti në aksin Tiranë-Fushë-Krujë dhe e zbardhur rreth dy javë më parë.

Referuar ekspertizës, një nga predhat e gjetura më automjet rezulton të ketë dalë nga arma e shërbimit të efektivit Rezart Berberi, i shpallur në kërkim. Dyshohet që drejt mjetit të jetë qëlluar edhe nga një koleg i tij, por predha është dëmtuar dhe ekspertiza nuk e ka vërtetuar dot nëse është qëlluar nga arma e njërit prej 2 policëve në vendngjarje, Elton Dokollari apo Fliruan Zeneli.

Prokuroria e Tiranës dhe AMP nisën hetimet dhe më 24 Shtator shpallën në kërkim Berberin dhe proceduan në gjendje të lirë dy kolegët, teksa edhe u pezulluan nga detyra, kurse ngjarja u publikua më 23 Shtator.

Në makinë janë konstatuar 6 vrima, që dyshohet se janë shkaktuar nga 3 plumba, kjo për faktin se kanë depërtuar brenda, duke rrezikuar jetën e shoferit dhe shokut të tij. Në denoncimin e tij, qytetari pretendon se është ndaluar nga efektivët për kontroll dokumentesh.

Ai shton se u ka dhënë dokumentet dhe u ka kërkuar të largohet shpejt, pasi kishte djalin në spital, fakt i provuar nga grupi hetimor. Sipas tij, në këto momente, një prej efektivëve i ka vënë pistoletën në gjoks dhe i ka kërkuar të zbresë nga mjeti, pasi dyshonin se kishte armë.

Referuar dëshmisë së tij, ka pranuar që të zbresë dhe u ka kërkuar t'i heqë armën nga gjoksi dhe të dilte jashtë. Por, sapo një prej policëve ka hequr armën, i ka dhënë gaz mjetit dhe është larguar me shpejtësi.

Në këto momente efektivët kanë qëlluar në drejtim të mjetit. Policët e Shqiponjave më pas kanë bërë kallëzim për mosbindje ndaj punonjësit të policisë, por e kanë fshehur faktin se kanë qëlluar me armë. Nga ana tjetër, drejtuesi i mjetit e ka kallëzuar ngjarjen në prokurori.

Episodi i rëndë është shënuar në 8 mars të këtij viti në segmentin rrugor Tiranë–Fushë Krujë. Tre policët e “Shqiponjave”, ndaluan një automjet për kontroll rutinë

Rezart Berberi është ende në kërkim, kurse kolegët e tij inspektorë, Elton Dokollari, 46 vjeç dhe Fliruan Zeneli 37 vjeç, janë në masë “detyrim paraqitje”, të dyshuar për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim, moskallëzim krimi, falsifikim dokumentesh dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/10/2024 01:00

    Te dy palet jane fajtor,policet qe nuk qelluan gomat,por ne makine duke rrezikuar shoferin e shokun e tij dhe shoferi rrezikoi jeten e vet e te shokut ne makine duke mashtruar policet,u tha do te dilte nga makina,po t'i hiqnin armen,por i dha gazit.Vertet i kishin dokumentet e tij ne dore po c'vlere kane kur personi /fluturoi/ e mund te mos gjendej dhe sot e kesaj dite, sic nuk eshte gjetur akoma polici qe qelloi mbi te?! Ai kishte femijen ne spital,por ne ate moment kush do t'a besonte se e kishte vertet,apo nuk kishte arme,ose droge te fshehura ne makine?! A mund te besohet me nje njeri qe genjeu kur tha qe do te dal nga makina,po te me hiqni armen nga gjoksi,por qe ne te vertete i dha makines /full-speed/?! Shqiptarce kesaj i thone /I preu ne bese/!

    Përgjigju
  • Askushi: 04/10/2024 12:04

    Problemi eshte qe duhet qelluar aty kur eshte e nevojshme dhe i rrezikohet jeta.por kto gjuajn aty kur sduhet.

    Përgjigju
  • Koli: 04/10/2024 11:39

    Ka shkelur urdherin e ndalimit. Efektivet nuk kane asnje faj, kane kryer detyren. Ne USA do ishte denuar dhe perndjekuyr edhe nga helikopteri deri sa te kapej, pavaresisht se kishte arsye qe mund te ishte e drejte ndoshta dhe jo. Ai mund te kete pasur dicka te paligjshme dhe e ka hequr rruges. Nuk kishte emergjence pasi djalin e kishte ne spital dhe nuk po e transportonte per ne spital. Efektivet kane kryer detyren. Nqs perdhoset keshtu efektivi kur zbaton ligjin nuk ka shtet.

    Përgjigju
    • Ring: 04/10/2024 17:21

      Ne Shqiperi nuk duan shtet shqiptaret, kur jane ne Amerike as nuk ju shkon ne mendje dicka e tille sa te mbushin koken me plumba policet amerikane e pastaj te pyesin si e kishe hallin. Eshte kot tu mbushesh mendjen, nuk te besojne.

    • XXX: 04/10/2024 17:04

      O debil si qelloke me arme zjarri ti kunder nje mjeti civil ne largim, kur nuk te rezikohet as jeta asgje, o debil muti, kta sjan police kta jan kriminel me uniforme dhe duhet shkojne ne burg. Po pse o hall te madhe kishin ata ta gjenin botin pas 1 ore?

    • Arapi: 04/10/2024 12:12

      Ça urdhër ndalimi thua o debil polic!

    • Amerikani: 04/10/2024 11:58

      Se kuptoj si mund te shkruash kte gje. Vendose veten ne ate situate. Nuk eshte far west amerikan, efektiv ka kryer krim qe nga momenti qe ka prekur armen. Por maskarenj si puna e jote jane fatkeqesia e ketij vendi.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani