Incidenti i pazakontë në Greqi/ Shkuan për të shuar zjarret, zjarrfikësi shqiptar pëson krizë epilepsie, në spital i kërkojnë 20 euro për analizat!

Incidenti i pazakontë në Greqi/ Shkuan për të shuar zjarret, zjarrfikësi shqiptar pëson krizë epilepsie, në spital i kërkojnë 20 euro për analizat!

Spitali grek i Aegios, ku u dërgua zjarrfikësi shqiptar

Greqi- Një ngjarje e paprecedentë raportohet se ka ndodhur në Greqi një javë më parë, që ka pasur për protagonist një anëtar të stafit të zjarrfikësve shqiptarë, që u dërgua me ekspeditë operacionale shpëtimi, në ndihmë të kolegëve të tyre helenë, për zjarret në vendin fqinj.

Ngjarja ndodhi të mërkurën e 2 Tetorit, teksa grupi po shkonte për të ndihmuar me zjarrin në Xylokastro. Ekspedita shqiptare, duke lëvizur drejt Korinthit nëpërmjet rrugës Olimpia, u ndal në VSM, në lartësinë e Egjeut.

“Ndalesa e shkurtër për zjarrfikësit për të pushuar dhe për të furnizuar automjetet, mori një kthesë të papritur kur një nga kolegët e tyre papritmas u ndje mirë dhe thuhet se pësoi një kolaps me të dridhura dhe spazma (simptoma epilepsie). Menjëherë është marrë vendimi për transferimin e tij në Spitalin e Përgjithshëm të Aegios”, shkruan “Dropolineës”.

Aty, gjatë pranimit të tij, siç bëjnë të ditur informacionet, nga një punonjës i zyrës së trafikut të pacientëve në spital, i është kërkuar të paguajë shumën prej 20 euro, për të kryer analizat e nevojshme.

“Kolegët e tij, me të dëgjuar kërkesën financiare në një moment kur njeriu i tyre ishte në rrezik, reaguan ashpër dhe protestuan, duke argumentuar ndër të tjera se është e papranueshme t'i kërkohet të paguajë një zjarrfikës, i cili ka nevojë për ndihmë të menjëhershme, i cili në fakt është pjesëtar i një mision që u thirr me kërkesë, për ndihmë në projektin e shuarjes së zjarrit në Greqi”, vijon media në fjalë raportimin.

Dhe ky incident u shua teka një prej të pranishmëve që po shikonte skenën e ngjarjes dhe se çfarë po ndodhte me misionin shqiptar, mori iniciativën dhe pagoi 20 euro.

“U turpërova, u bëmë një turp ndërkombëtar”, tha dëshmitari okular, qytetar që pa incidentin dhe se si veproi punonjësi i spitalit me zjarrfikësin.

Në fund, zjarrfikësi u ekzaminua dhe më pas u transferua për ekzaminim të mëtejshëm mjekësor dhe MRI të trurit në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Patrës. Këtë herë pa iu kërkuar pagesë.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jani: 10/10/2024 08:28

    kane treguar nivelin e tyre jevgjit grek se ne bote e shesin sikur jane engjej por tani e gjithe bota e di qe greket dhe greqia eshte nje shtet fallco pa histori i ndertuar mbi histori fallco me mite dhe legjenda dhe me njerez me shume fytyra dhe racist

    Përgjigju
  • Çami: 09/10/2024 17:30

    O shqipo. Te shkuara Me mire e kishe pagu vet. Do ndiheshim me mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

‘Mbështesim SPAK’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar

‘Mbështesim SPAK’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar