Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ditën e sotme teksa po prezantonte kandidatin për deputet në Përmet, Elton Ismalaj, foli edhe lidhur me përplasjen gjatë festimeve të Ditës së Verës në Elbasan.
Duke mbështetur atë që bënë sot militantët e PD, Kryemadhi gjatë fjalës së saj tha se rezultati i 25 prillit është ajo çfarë ndodhi ditën e sotme në Elbasan, aty ku njerëzit e përzunë kryeministrin Rama dhe i thanë ik largohu.
“Një nga problemet tona kryesore është ajo çfarë do të ndodhë mbas 25 prillit sepse ne e kemi mëse të qartë se cili do të jetë rezultati i 25 prillit. Rezultati i 25 prillit është ajo çfarë ndodhi në Elbasan më përpara, aty ku njerëzit e përzunë dhe i thanë ik largohu sepse nuk duam të të shikojmë.”, tha ajo.
Kryetarja e LSI-së shtoi se Elbasani është vetëm 17 minuta larg Tiranës dhe ka papunësinë më të madhe, ka mungesë në ekonomi dhe ka biznese të falimentuara dhe varfëri të madhe.
“Ku Elbasani është vetëm 17 minuta larg Tiranës, ka papunësinë më të madhe, ka mungesën e ekonomisë, ka biznese të falimentuara ka varfërinë më të madhe.”
Kryemadhi e konsideron Ramën si një fenomen i cili ka varfëruar shqiptarët dhe i largoi të rinjtë nga vendi. Ajo shtoi se më 25 prill do të sjellë ndryshim.
“Ndërkohë që sot njerëzit nuk kanë më dëshirë ta shikojnë jo si individ por si fenomen. Sepse është fenomeni që i varfëroi shqiptarët, i largoi shqiptarët nga Shqipëria, i largoi të rinjtë dhe të rejat nga Shqipëria. Prandaj dhe angazhimi ynë nuk ka të bëjë vetëm me 25 prillin. 25 prilli ka të bëjë me ndryshimin për të ndëshkuar çdo njeri që nuk mban fjalën, çdo politikan që nuk iu përgjigjet. Socialistët e Përmetit shikojnë më shumë socialist Vangjel Tavon sesa Bledi Çuçin”, tha ajo.
Lajmi kryesor:
Përplasje fizike në Elbasan! Militantë të PD të organizuar thërrasin 'Rama ik', reagojnë socialistët! Rama: Turma ulëritëse me flamuj partie si 100 kopje të Ilir Metës! Basha: Ishin bandat e tij
J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.7%
-
Të gabuar
81.9%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 3663
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59