Presidenti Trump në darkën vjetore me guvernatorët

Në momentin kur ndodhi incidenti me armë zjarri në rezidencën Mar-a-Lago në Florida, Presidenti Donald Trump nuk ndodhej në pronë.

Shërbimi Sekret konfirmoi se asnjë person nën mbrojtje nuk ishte prezent në kompleks në kohën e ngjarjes. Presidenti ndodhej në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Sipas autoriteteve, Trump kishte kaluar mbrëmjen e së shtunës në kryeqytet, ku së bashku me bashkëshorten Melania Trump organizoi darkën vjetore me guvernatorët amerikanë, një aktivitet tradicional me pjesëmarrje dypartiake.

Edhe zonja e parë ndodhej në Shtëpinë e Bardhë gjatë incidentit.

Rezidenca Mar-a-Lago, e cila shpesh shërben si vendqëndrim fundjave për presidentin, ishte nën mbikëqyrjen e zakonshme të Shërbimit Sekret, por pa praninë e ndonjë personi të mbrojtur në atë moment.


Lajmi kryesor:

SHBA/ Një 20-vjeçar tenton të hyjë me pushkë në rezidencën e Presidentit Donald Trump, vritet nga shërbimi sekret!