Pse Sali Berisha e ka kyçur gojën për shokun e ri të ‘Grupit Non-Grata’?

Pse Sali Berisha e ka kyçur gojën për shokun e ri të ‘Grupit Non-Grata’?

Sali Berisha

Shpallja e Aqif Rakipit dhe Ylli Ndroqit si persona non-grata nga SHBA-të dhe që do të përballen me sanksione financiare atje, nuk e ka habitur dhe aq opinionin. Ekziston prej vitesh në publik një dyshim i përgjithshëm për aktivitetin e tyre tregtar, politik e mediatik aq sa për të mos u dukur ky vendim i amerikanëve si rrufe në qiell të pastër. Por tjetër gjë ka habitur këto 24 orë nga vendimi i Departamentit të Thesarit. Teksa pritej që Rakipit dhe Ndroqit t’u bëhej biografia e të kryqëzoheshin, e gjithë vëmendja është kthyer tek Sali Berisha. Ky i fundit ka heshtur kur u pyet se ç’mendon për këtë vendim të SHBA. Ose më saktë, është distancuar duke u shprehur se “Nëse sanksionimi bëhet me fakte është normale, por nëse nuk ka prova është qëndrimi që kam për veten time”. Deri diku është e drejtë e Sali Berishës që t’i mirëpresë non-gratat e tjerë për t’u bërë kështu më shumë zëra anti-amerikanë. Por në planin e qendrimit politik dhe koherencës, ai s’është kurrkund me Partinë Demokratike dhe aleatët e saj, që shpreson t’i udhëheqë në fitore.

Ndaj sot, Gazment Bardhi e ka thënë me zë atë për të cilën të tjerë demokratë e kanë kaluar duke shqyer sytë e duke fjetur me pikëpyetje. “Përse hesht Sali Berisha për Aqif Rakipin?”.

Teksa Partia Demokratike e cilëson atë si një nga arkitektët e blejes së votave, si vasal të Edi Ramës dhe armik të zgjedhjeve të ndershme, Sali Berisha ka arsyet e tij personale të heshtë.

Së pari, për t’ia sjellë në vëmendje Bardhit dhe rioshëve në Partinë Demokratike; Aqif Rakipi nuk është produkt i sociaistëve, por i Sali Berishës dhe aleatit të tij Shpëtim Idrizi. Për herë të parë, Rakipi e pa derën e Kuvendit në vitin 2013 kur duke kandiduar në Elbasan fitoi plot 12,110 vota. Bardhi duhet ta dijë se këto vota shkuan në favor të Sali Berishës dhe koalicionit të tij Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim. Nga ana tjetër Berisha kishte futur në listën e PD-së në Fier Mesila Dodën dhe Shpëtim Idrizin nga PDIU-ja që nxori edhe Rakipin deputet. Se kur i bleu votat Rakipi, nëse i ka blerë, është e qartë. Pra, kur zbuloi mbi 12 mijë çamë në Elbasan në kohën kur zgjedhjet i organizonte Sali Berisha.

Së dyti, Sali Berisha nuk ka arsye ta sulmojë Aqif Rakipin, por në kuadër të retorikës së tij si viktimë e komunistëve amerikanë, mund ta fuste edhe ish-deputetin në valle. Por Berisha është i kompleksuar nga emri në fjalë për arsyen se prej 6 muajsh akuzohet si i mbështetur fuqimisht prej tij në Elbasan. Ka qenë Lulzim Basha ai që i pari e ka akuzuar Aqif Rakipin dhe Suel Çelën si “dy të fortët” që po mbledhin me forcë firma në favor të Kuvendit që Berisha do të therriste më pas në dhjetor 2021.

Berisha pati rastin këtë herë që ta rrëzonte si Bashën, ashtu dhe Bardhin, për akuzën e bërë në fillim të nëntorit që lamë pas. Por heshtja e tij e kopromenton dhe u jep të drejtë kundërshtarëve që ka brenda partisë. Dhe fatkeqësisht vë në dyshim të gjithë procesin “e rithemelimit” të PD-së dhe sinqeritetin e tij si pro-amerikan. Pastaj për njohjet me Rakpin jashtë kamerave, është punë e tij…

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elsa: 13/04/2022 01:21

    Mire mo mire. E kuptojme qe Saliu Saliu gjithandej. Ndonje koment per padrinon? Ramen? Apo Saliu do e kete vene ne listen e PS... ju genjeni keshtu hapur per diell. Zoti na rujte.

    Përgjigju
    • Saliu: 13/04/2022 13:38

      Lereni padrinon! largoni vrasesin Sali dhe pastaj hapet rruga per te gjithe te tjeret! PD- istet e kane kuptuar mire se Saliu eshte thesi i florinjte per ta! Duhet te jape nga ato qe ka vjedhur!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr