Indi – Sipas Gjykatës së Lartë të Indisë, kur dy njerëz kryejnë marrëdhënie seksuale rregullisht, ata konsiderohen të martuar dhe në qoftë se ata flenë me dikë tjetër, atëherë do të duhet të divorcohen. Gjykata tha se regjistrimi i ceremonisë së martesës është vetëm një formalitet.
Nëse dy persona kryejnë marrëdhënie seksuale, ky akt është një angazhim total duke marrë parasysh të gjitha pasojat. Përveç kësaj, të dy individët duhet të regjistrojnë martesën e tyre dhe në këtë mënyrë do të kenë statusin e tyre martesor për aq kohë sa ata ofrojnë dëshminë e marrëdhënies seksuale. Çiftet që kryejnë marrëdhënie do të kenë të njëjtat të drejta ligjore si të gjtha çiftet e tjera normale.
Vendimi erdhi pasi një gjykatë e shkallës së ulët vendosi për një grua se nuk mund të përfitonte ndihmë ekonomike nga babai i dy fëmijëve të saj, pasi nuk kishte prova të martesës së tyre. Nisur nga ky rast Gjykata e Lartë vendosi që dokumentat ligjore që vërtetojnë jetën seksuale të çifteve janë më të rëndësishme se dokumentat e martesës.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com