INDI - Rreth 40 mijë indianë në Mumbai shtrënguan duart e tyre duke formuar një kordon “ njerëzor” të gjatë 45 kilometra, për të përcjellë mesazhin e harmonisë, bashkimit dhe të paqes.

Eventi u organizua nga një udhëheqës i një sekti fetar dhe kordoni njerëzor filloi nga Trident Hotel në zonën e Nariman-it deri në Dahisar Check Nasa në pjesën perëndimore të Mumbai-t.

Një pjesëmarrës u shpreh se qëllimi i këtij eventi është të përcjellin mesazhin e njerëzimit, në mënyrë që ndarja sociale në vend të eliminohet dhe përhapet paqe dhe vëllazëri në vend.

Pjesëmarrësit që morën pjesë në këtë event ishin të grupmoshave të ndryshme duke filluar që nga fëmijët, të rinjtë, të moshuarit, si dhe grupe të besimeve të ndryshme fetare . Gjithashtu të pranishëm ishin edhe njerëz të profesioneve të ndryshme, inxhinierë, mjekë, madje edhe studentë të cilët jetojnë ende në lagje të varfëra.

Pjesëmarrësit mbajtën në duar pankarta të ndryshme dhe kënduan këngë përmes të cilëve ata u përpoqën për të përcjellë principet e miqësisë, harmonisë, paqes dhe drejtësisë.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)