INDI- Qyteti Puri në lindje të Indisë po bën përgatitjet e fundit për besimtarët e panumërt që vinë për të festuar festivalin e përvitshëm shumë të famshëm në botë, Jagannath Ratha Yatra ose të quajtur ndryshe Festivali i Karrocave, ku këtë vit pritet të marrin pjesë plot 1,5 milionë njerëz nga e gjithë bota.
 
Karroca e Zotit Jagannath ndërtohet zakonisht me dru, ka dy rrota të mëdha, është e gjatë gati 14 metra dhe duhen plot dy muaj për ta ndërtuar. Ajo ngjyroset dhe dekorohet posaçërisht me motive fetare në ngjyra të ndezura për të ngjallur frikë mes besimtarëve.
 
Valaria është një turiste nga Brazili dhe tregon se ka ardhur për të qenë dëshmitare e madhështisë që shpalos festivali dhe se kjo festë simbolizon një rëndësi të madhe për kulturën e tyre, të cilët besojnë në magjinë që përcjell eventi.
 
Megjithatë njerëzit e ardhur nga e gjithë bota kanë mbetur disi të zhgënjyer këtë vit pas vendimit të ri që nuk i lejon ata të ngjiten në karroca dhe të prekin hyjnitë.
 
Karrocat e stërmëdha dhe të dekoruara me ngjyra të larmishme tërhiqen nga qindra mijëra besimtarë, ashtu siç është përshkruar i gjithë organizimi i festivalit në tekstet e vjetra Hindu të quajtura Puranas.

Redaksia Online
(Suada Bajraktari/e.s/shqiptarja.com)