TIRANË - Leja e dhënë nga Këshilli Kombetar i Territorit më 9 shtator të vitit të kaluar për kompaninë S.E.R.E. shpk që të ndërtojë një pallat 13-katësh në Rrugën e Elbasanit në kryeqytet është në vetvete diçka që të bën të mendosh për seriozitetin e premtimeve të bëra nga qeveria lidhur me respektimin e mjedisit dhe planeve për rregullimin e territorit. Por, po t’i shtosh kësaj edhe faktin që kompania, e cila ka përfituar lejen e ndërtimit, është me bazë në Ishujt Virxhin Britanikë, atëhere gjithçka mbështillet me një aureolë misteri, që çon natyrshëm tek pyetja: Kush fshihet pas këtij objekti?