KUALA LUMPUR, 30 shtator /ATSH-AFP/ -Thirrjet e organizatës Shteti Islamik (ISIS) mund të sjellë militantizmin ekstremist dhe frikën për atentate në vendet e Azisë Juglindore si Indonezia, Malajzia apo Filipinet, që në të kaluarën janë për ballur me sulme të përgjakshme, paralajmërojnë ekspertët.
Shumë përkrahës indonezianë, vendi më i madh mysliman në botë, si edhe malajzian, tjetër vend me shumicë myslimane, janë bashkuar me xhihadistët ISIS-is në Siri dhe në Irak, grupim islamik sunit shumë i dhunshëm që ka marrë nën kontroll hapsira të gjera territoriale.
"Këta vullnetarë të Azisë Juglindore mund të sjellin ideologjinë e ekstremistëve të Shtetit Islamik dhe të nxisin përkrahës të tjerë të vendit të tyre të origjinës, pasi në disa pjesë të këtij rajoni ka një terren shumë të favorshë", theksoi Bantarto Bandoro, i Universitetit Indonezian të Mbrojtjes.
"Nëse ata rikthehen, luftëtarët mund të përforcojnë grupimet ekstremiste, që do të përbënte një problem madhor", vlerësoi ai.
Në Filipine, grupi islamik Abou Sayyaf, i themeluar në fillim të viteve 1990 falë financimeve të Al Kaedës, kërcënoi se do t'i presë kokën pegjeve gjermanë, duke u frymëzuar nga metodat e ISIS-it që ka ekzekutuar shumë pengje me prerje koke./
/G.S/
/Shqiptarja.com