TIRANË-Në shkollën Emin Duraku në Tiranë, janë infektuar me koronavirus 8 pjesëtarë të stafit.
Me Covid-19 kanë rezultuar 5 mësuese dhe 3 punonjëse të tjera. Para dy javësh është zbuluar rasti i parë dhe kanë vijuar testimet më pas. Me 5 tetor kanë rezultuar fillimisht pozitiv sanitarja dhe mësuesja e anglishtes, më pas kanë pasur shenja edhe mësues të tjerë.
Deri tani janë karantinuar 29 mësues dhe sot u është marrë tamponi. Mësohet se ata janë zëvendësuar me 29 mësues të tjerë dhe mësimi vijon normalisht.
Komento