Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar emrat e 707 infermierëve që do testohen në muajin janar. Duke filluar nga data 6 janar infermierët do testohen për të marrë licencën dhe më pas u hapet rruga për t'u punësuar. AKP bën me dije se infermierët duhet të marrin minimumi 50 pikë për të qenë kalues në provimin
e shtetit.
 
RREGULLAT
Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me: letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal), kopje të Kartë ID ose Pasaportë, faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të AKP, kopje të diplomave të programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara prej tyre, si dhe njohjen e tyre nga MAS, në rast përfundimi të programeve të studimit jashtë shtetit.
 
Për paraqitjen në qendrat e provimit kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme: ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter s’kualifikimi.