Duke filluar nga data 19 janar e deri më 28 janar të gjithë ata persona të cilët kanë përfunduar studimet e tyre në datë të mjekësisë si infermieri, mami, teknik laboratori, fizioterapi, imazheri e logopedi do i nënshtrohen testimit që ka lidhje me licencimin e tyre, atij të provimit të shtetit. Njoftimi zyrtar është bërë nga Agjencia Kombëtare e Provimeve e cila ka përcaktuar tashmë të gjitha kategoritë dhe kriteret që duhet të ketë çdo aplikant për të hyrë në provim në bazë të listave të shpallura pak kohë më parë.
“Kandidatët aplikantë për provimet e shtetit për profesionet e rregulluara të infermierit, mamisë, fizioterapistit, logopedistit, teknikut të imazherisë dhe teknikut të laboratorit njoftohen se testimi për këto profesione të rregulluara do të zhvillohen brenda periudhës kohore 19-28 janar 2015“ thuhet në njoftimin zyrtar të AKP-së, ndërkohë që provimi do të zhvillohet në ambientet e po këtij institucioni. Sa i përket dokumentacionit që duhet të paraqesin kandidatët ditën e provimit është letërnjoftimi, kopje e kartës së identitetit ose pasaportës, faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit sipas herës së pjesëmarrjes në provim. Dhe në raste të ndryshimit të mbiemrit, kandidati të paraqesë certifikatën përkatëse që vërteton këtë ndryshim.
Nga ana tjetër AKP ka përcaktuar edhe një sërë rregullash të cilat duhet të ndiqen nga kandidatët në momentin e testimit. Për të gjithë aplikantët ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter skualifikimi.

*Shkrimi u botua ne Shqiptarja.com (print) dt. 10 Janar 2015
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com