Një infermiere 33-vjeçe është në gjendje të rëndë për jetën për shkak të COVID. Bardha Xhukellari, nga Pogradeci, në pritjen e saj të ëmbël është detyruar të kryejë një operacion të hershëm në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Për pasojë gjendja e saj është rënduar dhe shpresa e vetme është transportimi i saj drejt Turqisë. Shoqata e Infermierëve u ka bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë për ta ndihmuar në mënyrë që të kryhet transporti.
‘Të shpëtojmë jetën e infermiere Bardhës! Bardha Xhukellari 33 vjec, lindur ne Pogradec eshte ne gjendje kritike per jeten. Per shkak te Covid-19 Bardha ne pritjen e saj te embel eshte detyruar te kryej nje operacion te hershem ne muajin e gjashte te shtatzanisë. Si pasoje e kesaj gjendja e saj eshte shume e renduar dhe shpresa e saj e vetem eshte trasportimi i saj ne spitalin e Turqis. E ardhur nga nje familje ne kushte te veshtira ekonomike ju lutem te sensibilizohemi te gjithe duke kontribuar sadopak per te shpetuar jeten e koleges.
Bardha Xhukellari, 33 years old, born in Pogradec is in a critical condition for her life. During her pregnancy in the sixth month, she get infected by covid-19. As a result, her condition is very serious and her only hope is to be transported to a hospital in Turkey. Please dontation to save her life!
Thirje per kolegët që kur ta shpërndajnë ta cilësojnë që është infermiere, në ketë mënyre heronjt le t'u ngelen përrallave. Infermierët janë armata kryesore në luftën me Covid-19.’- njoftimi i postuar nga Shoqata e Infermierëve Shqiptarë në Gjermani.
Postimi i Shoqatës së Infermierëve
Situata e COVID ne vendin tonë vijon që të mbetet e rëndë. Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shënuar 494 janë rastet e reja të infektimeve me COVID, ndërkohë që 16 kanë humbur jetën.