Inflacioni në prill zbret në 4.6%, por ushqimet mbeten të shtrenjta

INSTAT ka publikuar shifrat mbi ecurinë e inflacionit për muajin prill të këtij viti. Rritja e çmimeve është ngadalësuar sërish, duke pasur parasysh që edhe një muaj më parë patëm ulje të inflacionit. INSTAT bëri të ditur se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit, që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë mallrash të caktuar, në muajin prill 2023 është 4.6 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 6.2%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Prill 2023, krahasuar me Mars 2023 është 0,03 %.

Ulja e inflacioni është ndikuar edhe nga zbritja e çmimeve të karburanteve, që është vënë re edhe në vendimet e fundit të Bordit të Transparencës. Por, çmimet e ushqimeve vijojnë të mbeten të shtrenjta, duke dhënë ndikimin kryesor në inflacion. Sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Prill 2023, arriti 114,7 kundrejt muajit Dhjetor 2020.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Prill është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +3,43 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me  +0,48 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,44 pikë përqindje.

Çmimet e grupeve “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,20 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,14 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Shëndeti”, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Shërbimi arsimor” me +0,06 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” me -0,71 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Prill 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 9,6 %, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6,7 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,5 %, “Veshje dhe këpucë” me 3,9 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,8 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,6 %, “Argëtim dhe kulturë” me 2,4 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,3 %, “Shërbimi arsimor” me 2,1 %, “Shëndeti” me 1,4 % dhe “Komunikimi” me 1,2 %.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënoi ulje me 10,7 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 15,5 %, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 13,5 %, “mish” me 12,3 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 10,7 %, “fruta” me 7,7 %, “bukë dhe drithra” me 5,6 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 4,9 %.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Mars 2023, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” u rritën me 0,9 %, pasuar nga grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,6 %, Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,5 % secili, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,4 %, “Shëndeti” me 0,3 %, “Komunikimi” me 0,2 %, “Veshje dhe këpucë” dhe Shërbimi arsimor” me 0,1 % secili. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën më 1,1 %, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,2 %.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale