Inflacioni në shtator 8.1%, niveli më i lartë në 24 vite! Rritje çmimet e ushqimeve dhe naftës

Inflacioni në shtator 8.1%, niveli më i lartë në 24 vite! Rritje çmimet e ushqimeve dhe naftës

Foto ilustruese

Inflacioni në muajin shtator shënoi 8.1 për qind, niveli më i lartë në 24 vitet që nga dhjetori i vitit 1998. Në të dhënat e publikuara nga INSTAT, ky ndryshim një vit më parë ishte 2.5%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Shtator 2022, krahasuar me Gusht 2022 është 0,6 %.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +4,91 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,99 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,64 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,41 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,32 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,28 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,17 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,13 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,11 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,05 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,03 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Shtator 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 17,2 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 14,0 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 6,5 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 6,4 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 5,5 %, “Argëtim dhe kulturë” me 4,7 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,3 %, “Veshje dhe këpucë” me 3,0 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,9 %, “Shërbimi arsimor” me 1,8 %, “Shëndeti” dhe “Komunikimi” me 0,9 % secili.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u rritën me me 30,0 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 24,0 %, “bukë dhe drithra” me 17,3 %, “peshk” dhe “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 15,1 % secili, “mish” me 12,0 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 8,5 %, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Gusht 2022, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u rritën me 2,1 %, pasuar nga grupet “Shërbimi arsimor” me 1,6 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,1 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,9 % secili, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,4 %, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Shëndeti” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,3 % secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,2 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 1,7 %.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:10
Tedi Blushi: Qeveria është dorëzuar përballë inflacionit, në shtator arriti shifrën më të lartë! Asnjë masë për të mbështetur qytetarët

1665067377_SekretariiPergjithshemiPartiseseLiriseTediBlushideklaratepermediat.00000503.Still001.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar lidhur me raportin e INSTAT, në të cilin vlerësohej se inflacioni më muajin shtator shënoi 8.1 për qind, niveli më i lartë në 24 vitet që nga dhjetori i vitit 1998. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Blushi shkruan se qeveria është dorëzuar përballë rritjes së inflacionit dhe se nuk ka marrë asnjë masë për të mbështetur qytetarët dhe shtresat në nëvoje për të përballuar krizën.

"Shqipëria shënon rekordin e 24 viteve të fundit për inflacionin. Asnjë masë në shërbim të qytetarëve dhe shtresave në nevojë. Qeveria është dorëzuar plotësisht përpara rritjes së inflacionit, i cili është shoqëruar edhe me një rritje të ndjeshme të çmimeve të produkteve të shportës. Sipas INSTAT, inflacioni në muajin shtator shënoi 8.1 për qind, niveli më i lartë në 24 vitet që nga dhjetori i vitit 1998. INSTAT raportoi sot një vit më parë ky ndryshim ishte vetëm 2,5%. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +4,91 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,99 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,64 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,41 pikë përqindje.

Bëhet fjalë për të dhëna të INSTAT, i cili si një institucion në varësi të qeverisë është i prirur për të raportuar të dhënat minimale kur bëhet fjalë për tregues negativ, siç është në këtë rast edhe inflacioni. Pra në realitet rritja është më e madhe. Por ndonëse çmimet shënojnë çdo ditë rekorde të reja stratosferike, qeveria nuk merr asnjë masë për të ndihmuar shtresën e ulet dhe atë të mesme. Ajo është mjaftuar me rritje qesharake të pagesës së ndihmës sociale për ata pak persona që e marrin atë dhe për indeksim të pensioneve me vetëm 6 për qind. Nga ana tjetër një efekt akoma më negativ parashikohet të ketë për muajin tetor rritja e pakontrolluar nga qeveria e çmimeve të karburanteve, të cilat këtë fundjavë u kthyen në nivelet e tyre më të larta. Ndaj durimi i shqiptarëve po soset dhe largimi i kësaj qeverie është bërë një domosdoshmëri. Partia e Lirisë është bashkë me shqiptarët për ta bërë agoninë e kësaj qeverie sa më të shkurtër dhe për t’i kthyer atyre shpresën", shkruan Blushi. 

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eni: 10/10/2022 19:02

    ky blushi ngeli pa pune e del tani kap kafe nga iliri

    Përgjigju
  • arbi: 10/10/2022 19:01

    burimi llogaria bankare e mones

    Përgjigju
  • Sokol: 10/10/2022 18:42

    Sipas ktij trrapit qeveria ska marr masa e ska dhene mbeshtetje qytetareve!!!!! Turp qe i mohoni kto . Qeveria plot subvencionime plot mbeshtetje per popullin

    Përgjigju
  • Albert: 10/10/2022 18:40

    Me sa mend thua qe qeveria ska ber gje ?! Nderkoh qe esht e kunderta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen