Banka e Shqipërisë parashikon që inflacioni mesatar për vitin 2016 të luhatet rreth nivelit 2.3%, duke ndjekur një tendencë rritëse me qëllim kthimin e këtij treguesi në objektivin e synuar prej 3% rreth fillimit të vitit 2018.

Banka e Shqipërisë gjykon se hendeku negativ i prodhimit dhe çmimet e ulëta në tregjet botërore do të vazhdojnë të jenë të pranishme përgjatë një horizonti kohor afatshkurtër.
Ndërsa efekti rënës i tyre në inflacion do të kompensojë efektin rritës të çmimeve të larta të produkteve ushqimore. /ATSH/