TIRANË, 13 Shtator/ATSH/.- Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoriatit Shtetëror të Punës, Dritan Ylli, gjatë një takimi sot me të gjithë trupën inspektuese të terrenit, kërkoi nga të gjithë inspektorët një ritëm të ri, në drejtim të një përgjegjësie më të madhe në raport me ligjin dhe profesionalizëm më të thelluar në punën e secilit.
Gjate këtij takimi z.Ylli vlerësoi punën dhe rezultatet e deritanishme të Inspektoriatit Shtetëror të Punes, veçanërisht për reformën e bërë në rritjen e autoritetit dhe besueshmërisë së Inspektoriatit të Punës dhe veçanërisht punën e mirë të bërë në drejtim të luftës kundër informalitetit dhe punës ilegale dhe gjithashtu përpjekjet serioze dhe rezultative për bërjen e vendeve të punës më të sigurta dhe te shëndetshme.
Kreu i Inspektoriatit të Punës, tha se sot konstatojmë një rritje të besimit ndaj Inspektoriatit të Punës, e dukshme kjo në numrin e rritur me afro 40 %, të inspektimeve për shkak ankese, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ky , vijoi Ylli, është një besim më shumë për secilin nga ju, ndaj dhe duhet ta vlerësoni seriozisht. "Trajtimi i ankimimeve me autoritetin që na jep ligji, duke ndikuar në ndërmjetësimin si dhe në zgjidhjen e konflikteve, nganjëherë dhe të dramave të vërteta sociale, ka ndikuar në vendosjen e një standarti të ri në marrëdhënien dhe komunikimin e vazhdueshëm me biznesin, punonjësit dhe organizatat e tyre mbrojtëse", theksoi Ylli.
Drejtori i ISHP-së, u shpreh se "kemi përmirësuar dhe implementuar metoda të reja inspektuese. Orientimi i procesit të inspektimit në drejtim të kontrollit të subjekteve, që paraqesin rrezikshmëri të lartë në drejtim të sigurisë dhe shëndetit në punë, apo dhe për evidentimin e punëmarrësve të padeklaruar, i atyre që punojnë pa marrë të drejtat që iu jep ligji për orët e zgjatura në punë, për punë të vështira e të pa paguara, ka çuar në rritjen e inspektimeve tematike, në 40.8% me shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë".
Synimit tonë të vazhdueshem, , shtoi Ylli, për bërjen sa më transparent të procesit të inspektimit, do t'i shërbejë edhe implementimi i portalit "e-inspection", pra i inspektimit dixhital.
"Për këtë Drejtoria Qëndrore dhe e gjithë struktura e Degës Rajonale Tiranë, ka filluar proçesin e pilotimit të inspektimit online nëpërmjet këtij portali, drejtuar dhe monitoruar nga Inspektorati Qëndror", tha ai duke shtuar se ne do t'i vijojmë përpjekjet tona me qëllim lehtësimin e biznesit në drejtim të reduktimit te kohës dhe procedurave, që atij i duhet të shpenzojë për kryerjen e deklarimeve pranë Inspektoratit të Punës, ku për çështje ditësh, do t'iu mundësojmë subjekteve deklarimin online.
Kreu i ISHP-së nënvizoi se "vetëm në 6-mujorin e parë të vitit 2014, ka pasur nje rritje te zbulueshmërise se punës informale, duke evidentuar 4170 punonjës që punojnë në të zezë, gjë që flet për një angazhim serioz të të gjithë strukturës në drejtim të luftës kundër ketij fenomeni".
"Por, ka dhe nje zbulueshmëri te punonjësve ilegalë, që nuk janë në skemën e sigurimeve shoqërore në subjektet e liçensuara, me një diferencë të ndjeshme me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku janë 42% më shumë", përfundoi Drejtori i Përgjithshëm i ISHP-së, Dritan Ylli./k.s/./a.g/
/Shqiptarja.com